TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takon përfaqësuesit e dy kompanive të energjisë së ripërtëritshme

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit ta kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesit e dy kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtritshme “Voltalia” dhe “TotalEnergies”.

Nga këto takime, Kurti ka shprehur interesimin e Kosovës për të mirëpritur investitorët e huaj dhe dedikimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ta.

“Ai i njoftoi përfaqësuesit e “Voltalia” dhe “TotalEnergies” me detajet e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, me të cilën synohet që të shtohen 1,200 MW nga burimet e ripërtëritshme. Veçoi projektet ekzistuese dhe të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës, me theks te mundësitë që ofron ankandi aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur nga Ministria e Ekonomisë, dhe ankandi i ardhshëm i erës me kapacitet deri në 150 MW i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, si dhe foli për investimet e planifikuara të Qeverisë në këtë sektor për tri vitet e ardhshme”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje, sipas komunikatës, Kurti ka veçuar sukseset në luftimin e krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, progresin demokratik, stabilitetin institucional dhe funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, etj.

“Kryeministri vuri në dukje se Kosova në vitet e fundit ka shënuar rritje të theksuar të BVP-së, e cila vitin e ardhshëm do të jetë për 50% më e lartë sesa që ishte në vitin 2020”, thuhet në komunikatë.

Përfund është bërë e ditur, që përfaqësuesit e të dy kompanive shprehën mirënjohje për përparimin e Kosovës.

“Përshëndetën edhe mundësitë aktuale dhe të ardhshme të ofruara për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe procesin profesional dhe transparent. Gjithashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin për pjesëmarrje në këto mundësi që ofron Kosova”./teve1.info/

Tags: albin kurtiTotalEnergiesVoltalia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

Vinicius Juniori hesht kritikët

Vinicius Juniori hesht kritikët

Kush avancon nga Grupi D

Kush avancon nga Grupi D

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën