TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani fiton pikë të rëndësishëm në Astana

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani fiton pikë të rëndësishëm në Astana

Ballkani ka dominuar ndaj Astanas, por nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në Kazakistan. Të enjten, Ballkani luajti pa gola në udhëtim tek Astana në kuadër të xhiros së katërt të Ligës C të Ligës së Konferencës.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Astana Arena”, skuadra e Ballkanit ka sulmuar vazhdimisht dhe ka kërkuar golin, por nuk pati fat.

Prej fillimit të ndeshjes, kampioni i Kosovës, dëshmoi se në Kazakistan nuk kishte udhëtuar për t’u mbrojtur.

Në fakt, Ballkani rrezikoi i pari kur në minutën e katërt, Nazmi Gripshi gjuajti mbi portë. Edhe pas rastit të Gripshit, që ishte më i miri në pjesën e parë, Ballkani ka tentuar ta zhbllokoj rezultatin.

Në minutën e 32-të, Almir Kryeziu pati rast ideal, por që tentimin e tij e dëboi portieri i Astanas. Futbollistët vendas kryesisht tentonin të bënin diçka më shumë nëpërmjet kundërsulmeve, siç ishte tentimi i Maks Ebong (24’), por nuk ishte i saktë.

Ballkani ishte edhe më kërkues në pjesën e dytë, sidomos në minutat e fundit të takimit kur lëshoi tri raste të artë.

Fillimisht, në minutën e 73-të, Gripshi gjuajti pranë pingules prej më shumë se 20 metrave. I njëjti futbollist pati rast tjetër në minutën e 82-të pas një kundërsulmi të shpejt, por portieri vendas ia mohoi golin.

Pak minuta më vonë, edhe Arbër Potoku u mundua të përfitoi nga tollovia brenda zonës së Astanas, por gjuajti plogësht dhe topi përfundoi në duart e portierit.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet në garë për të avancuar nga grupi kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kësaj faze.

Ka tubuar katër pikë, sa i ka edhe Astana, ekip që para dy javësh e mposhti në Prishtinë me rezultatin e ngushtë 2:1. Ndeshjen e radhës, Ballkani e luan më 30 nëntor. E pret Viktoria Plzenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën