TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pezullimi i protestës së specialëve

nga Lindrit Zejnullahu
7 Nëntor, 2023
0
A A
Pezullimi i protestës së specialëve

Një protestë ishte paralajmëruar për ditën e sotme nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese në Policinë e Kosovës. Por ajo u anulua pas premtimit që morën nga kryeministri Kurti se do t’i presë ata në takim. Këtë e mirëpritën edhe nga Sindikata e Policisë ku thanë se presin që ekzekutivi të reflektojë në kërkesat e të gjithë zyrtarëve policorë, jo vetëm ata specialë.

Një pamje e tillë u paralajmërua të shihej sërish të martën.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese kishin në plan që ende pa u mbushur një javë nga protesta e parë, ta zhvillojnë të dytën.

Por, protesta u pezullua pas premtimit të kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se do t’i priste ata në takim.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-së së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Ky vendim për dialog, po mirëpritet nga Sindikata e Policisë së Kosovës, të cilët thonë se presin nga Qeveria të reflektojë edhe ndaj kërkesave të njësive tjera.

Në të kundërtën, kryesindikalisti tregon se janë paralajmëruar dorëheqje të mëdha të policëve që nga propozimi i për këto shtesa nga ekzekutivi.

Edhe ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, thekson se është lajm i mirë pezullimi i protestës së njësisë elite të Policisë.

Sipas tij, institucionet duhet plotësuar kërkesat e këtyre efektivëve për shkak se janë gjithmonë në krye të mbrojtjes së sovranitetit të vendit.

Në fund të tetorit, Qeveria kishte ndarë në shtatë kategori shtesat për rrezikshmëri në këtë institucion.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat u caktuan të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.
Kërkesa kryesore e pjesëtarëve të NJSI-së është që shtesa e rrezikshmërisë të jetë sa gjysma e pagës bazë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso

Xabi Alonso te Real Madridi, punë e kryer, së shpejti zyrtarizimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X