TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Plazhi i Shëngjinit si parkim për azilkërkuesit e Italisë!

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Plazhi i Shëngjinit si parkim për azilkërkuesit e Italisë!

Shkruan: Lutfi Dervishi

Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji të Kryeministrit Edi Rama në Itali, më në fund u shua. S’ka më vend për konspiracione, hamendësime apo trillime sentimentaliste. Delegacioni shqiptar në përbërje të të cilit ishin dhe ministri i Jashtëm, i Brendshëm dhe ai i Mbrotjes, kthehen në Tiranë me një sihariq të madh për publikun italian: Në plazhin e Shëngjinit do të trajtohen emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të shkojnë në Itali.

Emigracioni i paligjshëm- kjo dhimbje koke për qeveritë perëndimore do të ketë tani përballë hiç më pak se qeverinë shqiptare që përballet me fenomenin e kundërt: Largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ndërkohë që populli shqiptar priste nga kjo vizitë mister në Romë – mbajtjen e një premtimi (që ndodhej në hapat e fundit) për pensionet, tani duhet të jetë i kënaqur që Shqipëria po merr përgjegjësi si të ishte vend anëtar i BE-së.

Sikur të mos mjaftojnë refugjatët afganë, që ende jane në Shëngjin e që siç thonë një pjesë e tyre mezi presin të ikin, sikur të mos mjaftonin muxhahedinët në Mzez që gjithashtu po kërkojnë të ikin, tani duhet të merremi me flukset migratore afrikane apo aziatike që shkojnë drejt Italisë.

Por jo vetëm kaq pasi flukset mund të arrijnë deri më 36 mijë persona në një muaj!

Dhe ky sihariq i madh paraqitet sikur po i bëhet një nder i veçantë Shqipërisë.

Në kushte normale dhe duke parë kush përfiton dhe kush mban barrën, kryeministrja italiane duhet të vinte në Tiranë dhe të nëshkruante, pasi kryeministri shqiptar të kishte njoftuar Parlamentin ose publikun për vendimin për t’u përballur me flukset migratore.

Shqipëria i ka shumë borxhe Italisë, sidomos pas viteve ‘90, ashtu sikurse i ka edhe Roma-Tiranës, por kjo nuk do të thotë që të shtrish jorganin përtej këmbëve të tua që zbathur kanë qenë e zbathur kanë mbetur.

Përderisa deri tani nuk ka asnjë studim apo analizë publike, na lind dyshimi të mendojmë se askush nuk garanton që me ngujimin e refugjatëve në Shëngjin nuk do të kemi rikthim të skafeve apo rritje të kriminalitetit në zonë.

Arroganca dhe personalizimi i qeverisjes deri më tani shfaqej në Parlament, ndërsa që sot në vendime që kanë pasoja për vendin.

Dhe për çudi lajmi i parë vijon të mbetet: Kalimi i kangjellave në godinën e Parlamentit nga deputetët e opozitës dhe jo trajtimi i emigrantëve të paligjshëm të vendeve të treta në Shëngjin.

Ja pra që Meloni (pjepri) e ka bishtin prapa!

Ky shkrim është marrë nga profili i autorit në Facebook

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Ndryshim në renditjen e pikave të rendit të ditë në seancë

Ndryshim në renditjen e pikave të rendit të ditë në seancë

Betohet deputetët e rinj dhe ata që munguan në seancën konstituive

Betohet deputetët e rinj dhe ata që munguan në seancën konstituive

Nis seanca e jashtëzakonshme e legjislaturës së X të Kuvendit të Kosovës

Nis seanca e jashtëzakonshme e legjislaturës së X të Kuvendit të Kosovës

Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit

Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit

Shorti i Nations League, Franca kundër Italisë, Spanja me Anglinë dhe Gjermania – Holanda

Shorti i Nations League, Franca kundër Italisë, Spanja me Anglinë dhe Gjermania – Holanda

Auto Draft

Cilat janë vendimet e para të qeverisë Kurti III?

Kosova do të luajë kundër Austrisë, Izraelit e Rep. së Irlandës, në Ligën e Kombeve

Kosova do të luajë kundër Austrisë, Izraelit e Rep. së Irlandës, në Ligën e Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën