TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: Rrugët e hetimit të vrasjes së Deharit drejtojnë te prokurori i rastit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gashi: Rrugët e hetimit të vrasjes së Deharit drejtojnë te prokurori i rastit

Të gjitha rrugët e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit drejtojnë tek një person që është prokurori i rastit. Kështu ka deklaruar avokati i rastit “Dehari”, Tomë Gashi.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Gashi tha se pavarësisht që ka shkruar me dhjetëra kërkesa prokurori i rastit, Afrim Shefkiu fare nuk është përgjigjur.

“Të gjitha rrugët e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit drejtojnë tek një person, që është prokurori i rastit. Ne kemi shkruar me dhjetëra kërkesa dhe prokurori e ka gjetë.. prokurori fare nuk përgjigjet. Komunikimi i fundit ka qenë të premten kur ka qenë edhe një protestë e organizuar nga rinia e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kemi qenë unë, familja dhe gjithë ata që kanë mund të vinë në këtë protestë. I kam dërgu në ditën e njëjtë para protestës që prokurori të na dërgojë një raport përmbledhës me pa se çka ka ndodhë në këto shtatë vjet. Unë e kam ditë që prokurori nuk do të përgigjet, por detyra jonë, apo detyra ime më konkrete si avokat është që të komunikojë  me prokurorin në formë të shkruar. Mirëpo ky e ka zgjedhë një rrugë jonormale në aspektin ligjor”, tha Gashi.

“Pse ka pasë deklarata të mëhershme që do të bashkëpunojnë me familjen Dehari dhe do t’i njoftojë me rrjedhën e hetimeve penale këtë e ka deklaru në rastin kur kemi pasë takime të përbashkëta, shumë kohë më herët në mes të tij si prokuror i çështjes dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Pastaj kemi pasë takime edhe me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të tanishëm zoti Besim Kelmendi dhe prokurori ka deklarime të mëhershme që do të bashkëpunojë me familjen Dehari dhe do t’i njoftoj lidhur me rrjedhën e hetimeve, por ai këtë fare apo themi kurrë nuk e ka bërë”, shtoi avokati Gashi.

Kujtojmë që aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai kishte qenë në paraburgim, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të datës 4 gusht 2016.

Rrethanat e vdekjes së 26-vjeçarit ende mbetën të pasqaruara dhe nuk dihet se çfarë saktë kishte ndodhur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit./teve1.info./

Protestohet për Astrit Deharin, familjarët akuzojnë Prokurorinë për mos-zbardhjen e rastit

ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

PDK dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë

Përfundon protesta e OVL-UÇK në Strasburg, dorëzohen 285 letra në Këshillin e Evropës

Përfundon protesta e OVL-UÇK në Strasburg, dorëzohen 285 letra në Këshillin e Evropës

Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Libani paraqet një ankesë në OKB pasi Izraeli ndërtoi një mur brenda territorit të tij

FSHF dënohet nga FIFA për duelin me Serbinë

FSHF-ja uron Kosovën

Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Nora Gjakova flet si trajnere

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën