TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dykuptimësia në interpretim mes Kosovës dhe Serbisë, problematikë apo veçori e marrëveshjeve?

Dykuptimësia e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, është një prej problematikave që po e përcjell gjithë procesin e negociatave, krahas mungesës së zbatueshmërisë. Duke i lënë marrëveshjet me mundësinë e interpretimit të ndryshëm, palët i interpretojnë ato sipas interesit të tyre, çka shpesh shkakton huti edhe në opinionin publik rreth përmbajtjes së tyre.

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Lufta në Ukrainë vështirëson dialogun Kosovë-Serbi

Janë dy marrëveshje që Kosova dhe Serbia i kanë arritur gjatë këtij viti. Për kah forma, asnjëra nuk është nënshkruar dhe kryesisht njihen si dakordime mes palëve, të arritura më 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër.

Që të dyja, po vlerësohet se kanë edhe një lloj ambiguiteti apo dykuptimësie në interpretim.

Ish-ministri i jashtëm i Enver Hoxhaj, thotë se kjo lloj gjuhe është përdorur çdo herë në marrëveshje ndërkombëtare, por sipas tij dyshimet duhet të qartësohen në planet e zbatimit.

“Marrëveshjet nëse janë me ambiguitet, atëherë kërkohet që në bazë të zbatimit të jenë paragrafët e qartë, të cilët e determinojnë veprimin, gjuha është e ambiguitetit, veprimi duhet të jetë i qartë, duhet të jetë linear. Dhe këtu varet prej atyre që negociojnë se si dinë të sillen në situata të tilla. Edhe pakoja e Ahtisarti ka pasur elemente të tilla, por është ditë që ideja qendrore e saj është pavarësia e Kosovës dhe brenda një shteti të pavarur ka një arkitekturë shtetërore e cila është evidente në çdo vend të botës”, thotë Hoxhaj.

Profesori Universitar Dritëro Arifi, thotë se Kosova duhet të ketë kujdes nga dykuptimësia edhe në draftin për asociacionin të cilin e kanë sjellë emisarët.

“Duhet pasur kujdes sepse dokumenti ose drafti i statutit është shkruar në gjuhën angleze dhe ai dokument është vetëm ai i vlefshëm, jo përkthimet në gjuhën shqipe apo serbe … Çdo dokument që ka marrëveshje ndërkombëtare, do me thënë ka rëndësi, kështu që duhet t’i kushtohet sidomos rëndësi, a është i qartë dhe a është i përkthyer me një qartësi maksimale. Këtu është krejt problemi, për ta minimizuar ose eliminuar dykuptimësinë apo moskuptimin sepse gjithmonë pastaj problemi do të jetë te implementimi i atij dokumenti se si do të kuptohet. Kjo është esenca çka duhet të ketë kujdes qeveria e Kosovës”, theksoi Arifi.

Ambiguiteti ose dykuptimësia e nenit 7 në planin franko-gjerman, pati ngjallur reagime të shumta në vend, madje këto dyshime nuk ka arritur t’i qartësoj as aneksi i Ohrit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Qeveri Kurti 2.5 ose Konjufca 1 – pa asnjërën nuk është mirë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​Merrej me narkotikë, vihet në pranga një qytetar në Gjilan

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Zvicra zbulon listën, Xhaka lider, derisa ftohet Ardian Bajrami pasi la Shqipërinë, rikthehet Andi Zeqiri

Zvicra gati për “finalen” në Prishtinë

Para ndeshjes Kosovë – Islandë, mësohet agjenda e kombëtareve të mërkurën

“Dardanët” pa njoftim stërviten në “Fadil Vokrri”, jo në Hajvali siç ishte paralajmëruar

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Qeveri Kurti 2.5 ose Konjufca 1 – pa asnjërën nuk është mirë

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, ndërsa kriza humanitare vazhdon

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, ndërsa kriza humanitare vazhdon

Sllovenët besojnë në fitore ndaj Kosovës

Sllovenët besojnë në fitore ndaj Kosovës

Sllovenia nis grumbullimin pa sulmuesin kryesor

Sllovenia nis grumbullimin pa sulmuesin kryesor

Trump largon sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perendimor

Kolonët izraelitë vandalizojnë varret në Bregun Perëndimor të pushtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën