TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stuhia godet Shqipërinë dhe Malin e Zi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Stuhia godet Shqipërinë dhe Malin e Zi

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë dhe Malin e Zi të premten, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave.

Një punonjës i Policisë, 37 vjeç, pësoi lëndime në kokë pasi u godit nga një objekt që ra si pasojë e erërave të forta.

Autoritetet vendore në Tiranë kërkuan që qytetarët të tregojnë kujdes në 24 orët në vijim dhe t’i kufizojnë lëvizjet e panevojshme derisa moti të qetësohet. Shiu i madh shkaktoi rrëshqitje dheu. Stuhia ka shkaktuar dallgë të forta duke pezulluar lundrimin e anijeve të vogla.Era e fortë ka shkulur pemët në disa qytete dhe ka dëmtuar automjetet e parkuara buzë rrugëve.

Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha dhe Fushë-Kruja vlerësohen si zona me rrezik të lartë, tha Policia e Shqipërisë.

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë tha se reshjet do të vijojnë me intensitet edhe gjatë fundjavës, ndërsa përmirësim pritet në fillim të javës që vjen.

Erëra me shpejtësi mbi 190kmh në Mal të Zi

Në Mal të Zi, ndërkohë, një erë jugore me forcë uragani, e shoqëruar me shira, arriti shpejtësinë mbi 190 kilometra në orë.

Meteorologu Dushan Paviçeviq tha për Radion Evropa e Lirë se era më e fortë është regjistruar në Nikshiq, i cili është rreth 55 kilometra larg kryeqytetit.

“Kishte erëra me shpejtësi më të madhe se 140kmh dhe shkulma të erës afro 200khm. Shkulma të forta ka pasur edhe në Podgoricë. Supozohet se ka pasur erëra më të forta, por stacione matëse nuk kemi gjithandej”, tha ai.Në disa qytete, era ka shkulur pemët, ka prishur çatitë dhe në bregdet ka përmbytur varkat.

Siç raporton portali “Vijesti”, një varkë me vela është përmbytur në Tivat. Dallgët ishin disa metra të larta dhe kalonin muret mbrojtëse prej guri.

Hyrja në qytetin e vjetër të Kotorrit është vërshuar, ndaj janë vendosur pontone metalike. Për shkak të rrugëve të përmbytura dhe pemëve të rrëzuara, lëvizja në vendbanimet e Kotorrit, Dobrota, Risan dhe Perast është e vështirë.

Instituti Hidrometeorologjik paraprakisht shpalli alarmin e kuq, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi qytetarët për rreziqe të mundshme nga stuhitë në rrugë dhe në bregdet.

Në orët e mbrëmjes pritet dobësim i reshjeve dhe erës, njofton Instituti.

Trafiku ajror u ndërpre për shkak të stuhisë. Një pjesë e fluturimeve në aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit janë anuluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Rekord viktimash nga i nxehti në Evropë

Rekord viktimash nga i nxehti në Evropë

Të paktën 40 të vdekur pasi autobusi bie në përrua në Pakistan

Të paktën 40 të vdekur pasi autobusi bie në përrua në Pakistan

Si ndodhi plagosja në Podujevë, ku u përfshinë dajë e nip – detaje

Njëri nga të plagosurit në mjekim intensivë, bastisen pronat e të dyshuarve për rastin e Podujevës

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën