TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Berishaj: Qeveria malazeze me orientim pro-serb, shqiptarët nuk do të kenë mundësi ta ndryshojnë

nga tëvë1
31 Tetor, 2023
0
A A
Berishaj: Qeveria malazeze me orientim pro-serb, shqiptarët nuk do të kenë mundësi ta ndryshojnë

Njohësi i zhvillimeve politike në Mal të Zi, Nikollë Berishaj, tha se partia e cila e mori pushtetin në Mal të Zi është parti evropiane me mbështetje të partive proserbe, raporton teve1.info

Berishaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se vet kryeministri Spahiq i cili do të udhëheqë me qeverinë, në fushën politike është sanuar sipas tij nga Kisha Ortodokse serbe.

Ndërsa sa i përket përfshirjes së tre shqiptarëve në qeverisjen e Spahiq, Berishaj ka thënë se nuk do të mund të kenë ndikim që të ndërrojnë orientimin politik të saj.

“Parti pro-evropiane me mbështetje të partive proserbe, të atyre partive të cilat në programin e vet nuk e njohin Malin e Zi si shtet, nuk e njohin kombësinë malaziase, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk janë për NATO e kështu me radhë madje në fushatë parazgjedhore kanë deklaruar se nëse vijën në pushtët do të bëjnë referendum për largim nga NATO, ç’njohjen e Kosovës e kështu me radhë. Parti pro-evropiane në tjetrën anë nuk di çka të them megjithëse në emrin e saj e ka Lëvizja për Evropën e kryeministrit Spahiq, mirëpo duhet ditë se edhe kryeministrin Spahiq në fushën politike malaziase e lansoi Kisha Ortodokse para 3 vjetësh. Megjithëse i ka mbledh disa nga partitë më të moderuara siç janë demokratët dhe Partia Socialiste Popullore, prapë se prapë edhe përkundër programit të vet që paraqitet si një evropian, që ka studiuar jashtë vendit, unë nuk jam tepër i bindur në evropianizimin e tyre e veçanërisht në këtë kosntilacion të fuqive kur mbështetjen e kërkuan te partia praktikisht pro-serbe, radikale serbe në Mal të Zi. Veçanërisht për faktin se kryetar i kuvendit u bë Andria Mandiq i cili publikisht deklarohej si ‘vojvodi i qetnikëve’ dhe që fliste publikisht për angazhimin e tij gjatë luftës në trojet jugosllave”, deklaroi Berishaj.

Ndërsa i pyetur se sa mund të ketë pasoja në Rajon një përbërje e tillë e qeverisë së Malit të Zi edhe sa i përket sigurisë, Berishaj tha se pavarësisht deklarimeve proevropiane të udhëheqësve në pushtet, nuk është shumë optimist për rrugën evropiane të kësaj qeverie.

“Deklarativisht të gjithë janë për Malin e Zi të pavarur, të gjithë janë për Evropën, në fakt marrëveshja që është nënshkruar në mes të kryeministrit Spahiq dhe konstituimit të vet qeverisë mes tyre i ka edhe tre emra shqiptarë, të partive shqiptare. Partitë shqiptare i kanë vënë një vijë të kuqe në të cilën nuk do të shkelin, ato janë orientimi evropian i Malit të Zi, vazhdimit i rrugës evropiane, mos të flitet për çnjohjen e Kosovës por të ketë një raport të Kosovës me të gjithë fqinjët dhe të mos flitet për largimin nga NATO-ja. Partitë shqiptare janë të bindura se ata do të mund ta arrijnë një gjë të tillë, megjithëse unë jam jooptimist për këtë gjë. Pasi partitë shumicë parlamentare janë pro-serbe dhe nuk jam i bindur që edhe partitë shqiptare mund ta ndryshojnë politikën që është në sfondin e tyre që është mbështetëse kryesore dhe tash e 100 vjet nuk e ka ndryshuar politikën dhe propagandën e Kishës Ortodokse serbe”, tha Berishaj.

Ndërsa, sa do të ndikojnë partitë shqiptare në Qeveri në rrugën pro-evropiane, Berishaj tha se ka dyshime në këtë për faktin që partitë shqiptare në Qeveri, gjatë fushatës parazgjedhore ishin të ndarë në dy aleanca.

Madje Berishaj shtoi se përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri mund t’i mbyllin sytë para orientimit jo evropian të Malit të Zi, në këmbim të ndonjë përfitimi për komunat me shumicë shqiptare në Mal të zi.

“Sa do të ndikoj, shpresoj të jem i gabuar, mirëpo vet fakti se partitë shqiptare i kemi dy aleanca, dy koalicione, një koalicioni shqiptar aleanca shqiptare, tjetri kuorumi shqiptar, këtu e kemi një gjë shumë interesante. Nuk besoj që tre shqiptarët do të mund ta ruajnë frymën pro-evropiane të Malit të Zi, sepse politika shtetërore dhe politika që ndikohet edhe prej të tjerëve për Rajonin e Ballkanit frikohem se ose nuk do të kenë mundësinë që ta ruajnë orientimin e duhur dhe do t’u duhet që të tërheqin nënshkrimin e tyre ose të shikojnë përmes gishtave dhe të pranojnë atë që do ta sjell koha në shkëmbim ndoshta të disa të mirave ekonomike që do të mund të kenë komunat me shumicë shqiptare, Tuzi e Ulqini, Plava e Gucia”, deklaroi Berishaj.

Qeveria e re e Malit të Zi ka 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra. Ai do të përfshijë demokratët pro-evropianë të qendrës së djathtë, Partinë Popullore Socialiste pro-Serbe dhe pesë parti të pakicës shqiptare. Mes posteve të zëvendëskryeministrave, ai i Politikave Ekonomike i është besuar shqiptarit Nik Gjeloshaj, i cili do të mbajë njëherazi edhe postin e ministrit të Ekonomisë. Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Shqipëria voton, 30.45% pjesëmarrja deri në orën 14:00

Shqipëria voton, 30.45% pjesëmarrja deri në orën 14:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X