Prej ditësh tashmë nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-i, ndërsa aktualisht në spitalin COVID-it po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.
Janë kryer 1,227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 64 qytetarë. 28 janë në Tiranë, 10 Sarandë, 6 në Fier, 3 në Lushnje, Gjirokastër, 2 në Lezhë, Durrës, Delvinë, Sarandë, 1 në Tropojë, Korçë, Devoll, Elbasan, Belsh, Gramsh.
Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,828 që nga fillimi i epidemisë./tch