Artan Qerkini, avokati i ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ka konfirmuar se ka urdhër të Gjykatës Speciale për bastisjet mëngjesin e së hënës në disa lokacione.
Ai ka thënë se ka qenë prezent edhe gjatë bastisjes së Blerim Shalës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai tha se për këto do të flas pas përfundimi të bastisjes e cila është ende duke u zhvilluar në shtëpinë e Bashkim Smakaj.
“Jam njoftuar se ekziston një urdhër i gjykatës për bastisjen e tij dhe në fund pastaj do të shohim se çafër do të ndodh dhe do të njoftoheni me kohë. Po kam qenë edhe atje dhe për atë do të njoftoheni me vonë”, tha ai para mediave./eo
Specialja vazhdon me bastisje, pamje nga shtëpia e ish-drejtorit të AKI-së








