TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani nga Iowa: Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se ShBA-të

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani nga Iowa: Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se ShBA-të

Me ftesë të Guvernatores së Iowa-s, Presidentja Osmani nisi vizitën zyrtare në Ioëa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Presidencës, Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, u pritën me pritje ceremoniale nga Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds dhe Zotëriu i Parë z.Kevin Reynold.

Presidentja e falënderoi Guvernatoren për pritjen dhe për vizitën bërë Kosovës, në muajin qershor të këtij viti.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën sipas saj ndajnë vlerat e njëjta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.

Sipas Presidentes Osmani, nënshkrimi kohë më parë i Programit të Partneritetit Shtetëror të Ioëa-s, përbën një element thelbësor të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Ky program luan një rol jetik në zhvillimin tonë të vazhdueshëm ushtarak dhe përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve, në përputhje me objektivat dhe aspiratat tona të sigurisë kombëtare për anëtarësim në NATO”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ndihmës substanciale ekonomike dhe programet e zhvillimit të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara për ta mbështetur rritjen dhe stabilitetin ekonomik të Kosovës.

“Në takim me guvernatoren Reynolds u diskutua për shkëmbime të mëtejshme studentore, bursa dhe bashkëpunime akademike ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Iowa-s, duke përfshirë shkëmbimin në fakultete, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve në arsim.

U diskutua për mundësinë e shkëmbimit të njohurive, transferimin e teknologjisë bujqësore dhe bashkëpunimin në praktikat e qëndrueshme bujqësore, ku në kuadër të këtij bashkëpunimi do të përmirësohen edhe më tej lidhjet ekonomike me shtetin e Iowas. Me qëllim që të përforcohet ky bashkëpunim, pjesë e delegacionit të Presidentes është edhe Ministri i bujqësisë Faton Peci.

Presidentja Osmani ndër të tjera, e njoftoi Guvernatoren lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, pas aktit të agresionit që Serbia kreu në Republikën e Kosovës më 24 shtator.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit ndaj Republikës së Kosovës të kryer më 24 shtator duhet të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidentes Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rushiti: Kam pranuar propozimin si kandidate për presidente të Kosovës me bindjen se jam figurë unifikuese

Rushiti: Kam pranuar propozimin si kandidate për presidente të Kosovës me bindjen se jam figurë unifikuese

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Bajrami: LVV me duartroktije e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje,

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Kurti kritikon opozitën: Po kërkojnë zgjedhje pa marrë përgjegjësi

Kurti kritikon opozitën: Po kërkojnë zgjedhje pa marrë përgjegjësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën