TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Futbolli…Genc Hoxha!

by tëvë1
3 vjet ago
2
A A
Futbolli…Genc Hoxha!

Futbolli, një emër që qëndiset nga shtatë shkronja, një emër që ka 22 luftëtar në fushë e mijëra të tjerë që e shikojnë nga brenda fushës. Futbolli, një emër që disa gëzohen nga fitorja, disa të tjerë qajnë nga gëzimi, disa nga hidhërimi, disa të tjerë që nuk e kuptojnë se çfarë, disa të tjerë që po ky emër si profesion i ka shpëtuar jetën dhe ka një mundësi të dytë. Po mund të duket e pakuptimtë se si futbolli shpëton nga pushkatimi, por kjo është e vërtetë, ka ndodhur dhe pikërisht në luftën e Kosovës.

Disa nga ju e keni mik, disa nga ju keni pasur fat ta shihni nga afër se si luan, disa nga ju ndoshta e keni dëgjuar si emër, por disa nga ju jeni ndijeni që ka qenë edhe zëvendëstrajner te Kosova.

Është Genc Hoxha. Po është Genci, ish-lojtari që fjala futboll, apo emri futboll ia shpëtoi jetën në natë prilli në 1999. Ajo nata s’do të harrohet asnjëherë nga i madh Genc Hoxha, ajo natë që u kthye përmbys për Gjakovën, natë që u vranë qindra shqiptarë nga pushtuesi serb. Atë natë që edhe familja e këtij emri ishte afër të pushkatohej, por fati i madh deshti që profesioni i tij si futbollist t’ia shpëtoi jetën. Hoxha nga mbrapa kokës kishte tytën e pushkës, por gjuha që ndëgjoi ishte rusisht dhe u pyet se çfarë ishte me profesion, ky u përgjigj futbollist dhe i përmendi emrin e një futbollisti ukrainas Oleh Blokhin, që për atë kohë ishte një Lionel Messi. Futbollist që kishte fituar çmime, kupa e tituj të ndryshëm. Fati ishte në anën e Hoxhës, që ndriçoi fatin e tij dhe të familjes në atë mbrëmje të tmerrshme.

Mbrëmja ndërmjet 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, një person që luftonte krahas forcave serbe, të cilin i mbijetuari e identifikon si rus, bënte pjesë në grupin pushkatues.

“Më tha nuk dua të të mbys’”, rikujton Hoxha për Jeta në Kosovë. Derisa me pas Hoxha tha: “Ushtari qëlloi në ajër. Më tha ‘ik!’”.

Kjo natë qe shumë e gjatë për qytetarët e Gjakovës. Shumë prej tyre depërtuan në kolonë nga forcat serbe drejt Shqipërisë, por më fatkëqijtë u pushkatuan. Genc Hoxha për pak sa nuk u shndërrua në të vdekur.

Natën, krejt nisi me thyerjen e dyerve të shtëpisë me dhunë nga forcat serbe. Hoxha qëndronte me gruan, tre fëmijët, prindërit dhe gjyshen.

Hoxha kujton kshtu: “Na nxorën jashtë, e mua më mbështetën për muri me automatik te koka dhe bërtitën ‘via za Albanija”.

Derisa familjarët u mundonin të gjenin daljen nën britmat e pjesëtarëve të forcave serbe që nuk linin të merret as një çantë me ushqime, ai që i mbante automatikun te koka i fliste në një gjuhë tjetër.

“Për një moment një ushtar më pyeti në serbisht nëse në shtëpi ishte edhe dikush tjetër”, thotë ish-futbollisti kosovar. “Jo, u thashë”.

Familjarët e tij i kishin nxjerrë nga shtëpia. Derisa ushtari ia mbante Hoxhës tytën pas koke, por filloi ta pyeste se çfarë ishte me profesion.

“E kuptova fjalën ‘profesion’ kur e përmendi sepse gjuha ishte si rusisht dhe i thashë se jam futbollist’”.

Po pra kjo ishte një nga historitë e Genc Hoxhës që ishte lojtarë atëbotë në Gjakovë dhe Prizren. Ndërsa me pas ushtrojë zejën e trajnerit te Besa e Pejës, Vëllaznimo e disa skuadrave të tjera, por ka qenë edhe ndihmës te Kosova. Mirëpo ku është Hoxha, i cili është lënë anash nga i mbarë opinioni futbolldashës, një ish-lojtarë i gjeneratës së sakrificës që dha shumëçka që futbolli të ishte simbol i rezistencës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën