Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk ka pritje për Radiologji në Klinikën e Onkologjisë.
Ai për këtë ka përgëzuar stafin e kësaj klinike si dhe ka thënë se do të vijojnë më investime të reja.
“Nuk ka listë të pritjes në Radioterapi. Në fund të muajit Gusht u instalua akseleratori i ri. Tani lista e pritjes për radioterapi është zero. Përgëzova stafin e Klinikës së Onkologjisë për punën e përkushtimin e treguar.
-Po vijojmë me investime të reja në onkologji.
-Do dyfishojmë kapacitetet për pacientët”, ka shkruar ai.