TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gucati pritet të kthehet në liri

Javën e ardhshme pritet të kthehet në Kosovë, ish kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. Kjo pasi Specialja, sipas familjarëve dhe bashkëpunëtorëve ka marrë vendim për lirim me kusht. Një konfirmim zyrtar të këtij vendimi, Specialja nuk e ka bërë ende.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Gucati pritet të kthehet në liri

Së shpejti pritet që në shtëpinë e tij të kthehet ish kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Familjes dhe bashkëpunëtorëve të Gucatit, mbrojtësit e tij ua kanë konfirmuar se ai është liruar me kusht nga Gjykata Speciale.

Familjarët prapa kamerës kanë treguar se me shumë emocione e kanë marrë këtë lajm, derisa me padurim presin ditën kur do të vijë në shtëpi Hysni Gucati.

I pari që e kumtoi këtë lajm ishte, Faton Klinaku, ushtrues detyre i OVL – UÇK-së.

“Gucati është liruar. Unë dje e mora vesh. Nuk e di formën. Për këtë duhet parë vendimin. Ajo që di është se Haradinaj nuk është liruar”.

E këtë lajm e mirëpriten edhe bashkëluftëtarët e Gucatit.

Megjithatë një konfirmim zyrtar nuk e ka bërë ende Specialja.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

Ndërkohë, kërkesa për lirim me kusht e Nasim Haradinaj është refuzuar, e që pritet rishikimi i saj pas dy muajve.

Për akuzat ndërhyrje në drejtësi, Gucati e Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, derisa në maj të vitit 2022 u shpallën fajtor, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

E në fillim të këtij viti, Gjykata e Apelit ua uli këtë dënim për tre muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Viktimat e Mitrovicës u ekzekutuan para syve të forcave ndërkombëtare

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Vetura del nga rruga – një person i lënduar në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet qarkullimi

Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

Arbër Zeneli do të mungojë gjatë

Arbër Zeneli nuk shkon në Arabi, mbetet në Suedi te Elfsborgu

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Viktimat e Mitrovicës u ekzekutuan para syve të forcave ndërkombëtare

Loret Sadiku pranë rikthimit te Helsingborgs IF

Loret Sadiku pranë rikthimit te Helsingborgs IF

Basketboll, gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës, luhen të mërkurën

Basketboll, gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës, luhen të mërkurën

Rei Manaj zyrtarizohet te Sivasspori

Rei Manaj zyrtarizohet te Sivasspori

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: “Diskutime për FFK-në pas Kuvendit të 5 shkurtit”

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: “Diskutime për FFK-në pas Kuvendit të 5 shkurtit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën