TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raportohet për dhjetëra të vrarë pas një shpërthimi në një xhami në Afganistan

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Raportohet për dhjetëra të vrarë pas një shpërthimi në një xhami në Afganistan

Një numër personash janë vrarë dhe plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami shiite në Pol-e-Komri, që është kryeqytet i provincës Baglan, konfirmuan zyrtarët lokalë dhe burimet për Radion Evropa e Lirë.

Burimet në provincën Balan, që kërkuan të mbeteshin anonimë për shkaqe sigurie, cituan zyrtarët shëndetësorë të kenë thënë se trupat e pothuajse 30 persona janë transferuar në një spital në Pol-e-Komri.

Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në Xhamin Imam Zaman, thanë burimet për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë.

Zyrtarët talibanë ende nuk kanë ofruar informacione për numrin e viktimave. Megjithatë, ata konfirmuan se ka ndodhur shpërthimi.

“E dënojmë fuqishëm këtë ngjarje, por aktualisht nuk i kemi të gjitha informacionet”, tha zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi për AFP-në.

Mawlawi Hashimi, zyrtar taliban në provincën Baglan, tha për Reuters se të vrarët dhe të plagosurit janë transportuar në spital. Ai tha se autoritetet po hetojnë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Në të kaluarën, grupi militant Shteti Islamik (IS), që i konsideron shiiitët heretikë, kishte marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme ndaj shiitëve në provinca të ndryshme të Afganistanit, shkruan REL.

Që kur talibanët rimorën kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, IS-i ka kryer disa sulme ndaj misioneve diplomatike dhe ndërtesave ministrore në Kabul dhe ka vrarë dy guvernatorë provincialë.

Talibanët dhe IS-i ndajnë të njëjtën ideologji sunite, por sundimtarët e rinj në Kabul janë zotuar se do të mbrojnë minoritetet etike dhe fetare.

Tags: Afanistanshpërthim në xhamiViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra të lënduara

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra të lënduara

Vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në Zvicër

Vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në Zvicër

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Liderët politik nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

Liderët politik nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Osmani nderon veprën e Nexhat Dacit në Akademinë Përkujtimore në Kuvend

Osmani nderon veprën e Nexhat Dacit në Akademinë Përkujtimore në Kuvend

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra të lënduara

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra të lënduara

Samsung po përgatit baterinë e ëndrrave tuaja!

Samsung po përgatit baterinë e ëndrrave tuaja!

Kurti bën homazhe për Nexhat Dacin dhe nënshkruan në Librin e Zi

Kurti bën homazhe për Nexhat Dacin dhe nënshkruan në Librin e Zi

Gati një vit me qeveri në detyrë, Kosova mes funksionimit dhe kufizimeve ligjore

Gati një vit me qeveri në detyrë, Kosova mes funksionimit dhe kufizimeve ligjore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën