TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presioni i vazhdueshëm për Asociacionin

by Valeza Sylejmani
3 vjet ago
0
A A
Presioni i vazhdueshëm për Asociacionin

Pas deklaratës së shefes së shtetit, Vjosa Osmani se Kosova duhet të ulet së bashku me SHBA-në dhe të hartojnë statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kryeministri Albin Kurti ende nuk është deklaruar. Megjithatë heshtja e tij po konsiderohet se gjithçka po shkon në një koordinim të mirëfilltë.

Nisja e procedurave për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përherë ka qenë kërkesë e aleatëve ndërkombëtarë.

Së fundmi këtë kërkesë si nevojë urgjente e përmendi edhe një herë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffery Hovenier.

Madje sipas këtij të fundit, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën, në hartimin e statutit të këtij asociacioni, pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, se vendi duhet ta përgatisë këtë draft bashkë më SHBA-në.

Megjithëse nuk ka pasur reagim të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklaratat e Vjosa Osmanit, njohësi i çështjeve politike, Tomorr Avdija konsideron se dy krerët shtetërorë janë në një linjë.

“Kjo çështje duket se ka një koordinim të heshtur mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani. Ky koordinim duket që ka shkuar shumë mirë deri në këtë fazë dhe çështjet janë duke u diskutuar edhe në detaje për të pasur një finalizim të një dokumenti i cili mund të jetë gati para fundit të këtij viti”, është shprehur njohësi i çështjeve politike, Tomorr Avdija.

Mirëpo, në situatën që momentalisht ndodhet Kosova, profesori universitar, Seb Bytyçi vlerëson se është herët që të zhvillohen diskutime mbi këtë çështje.

“Pas sulmit të 24 shtatorit është ende shumë herët të flitet për asociacionin. Edhe në marrëveshjen Bruksel – Ohër bëhet fjalë për vetmenaxhim dhe nuk bëhet fjalë për asociacion……. Nëse formohet asociacioni duhet të jetë i kufizuar. Pra është ende shumë herët të flitet për asociacionin por edhe nëse formohet nuk do të jetë ndryshe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, ka thënë profesori universitar, Seb Bytyqi.

Asociacioni është në mesin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Unioni Evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza në Detin e Kuq pritet t’i ngritë disa çmime në Kosovë

​“Deri në 6€ një kilogram fasule”, ankohen qytetarët – ekonomistët tregojnë se kush po e ushqen valën e shtrenjtimit

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

Vetëm 10 vendvotime kanë mbetur pa u numëruar në Prishtinë

​Kurti viziton për ngushëllime familjen e Sahit Jasharit

​Kurti viziton për ngushëllime familjen e Sahit Jasharit

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

Funerali për udhëheqësin e ndjerë suprem të Iranit do të fillojë më 4 korrik

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën