Xhiroja e nëntë e elitës së futbollit kosovar mbyllet të dielën me dy ndeshje.
Ballkani, pas fitores së madhe ndaj Dinamos së Zagrebit, luan sërish në “Fadil Vokrri”, por në udhëtim te Prishtina.
Ballkani të enjten fitoi 2:0 ndaj Dinamos kroate, dhe konfirmoi formën e mirë nëpër të cilën po kalon. Ishte fitorja e katërt rresht në katër ndeshjet e fundit.
Ndërkohë, Prishtina në këtë ballafaqim nuk vjen me formë të mirë. Ka seri të pesë ndeshjeve pa fitore, ku ka regjistruar katër barazime e një disfatë.
Takimi tjetër i së dielës është ai ndërmjet Llapit dhe Lirisë së Prizrenit.