TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Keqpërdorimet me subvencione

20 nxënës të komuniteteve jo-shumicë në shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Prishtinë nuk janë pajisur ende me libra shkollor. Në anën tjetër, prindërit po ankohen për mos daljen e subvencioneve. Por a ka edhe keqpërdorime nga ana e tyre për pagesat e proceduara nga Ministria e Arsimit?

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Keqpërdorimet me subvencione

Janë bërë më shumë se një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor. Por ende nuk janë pajisur të gjithë nxënësit me libra.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë subvencionuar shumica e aplikantëve.

“Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses. Po ashtu, i kemi zgjidhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore”, është bërë e ditur nga MASHTI.

Por jo të gjithë prindërit patën qasje në E-Kosova.

Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, rreth 20 nxënës të komuniteteve jo-shumicë ende nuk po arrijnë të pajisen me libra.

Krahas vështirësisë së qasjes në platformën E-Kosova, prindërit e tyre po përballen edhe me probleme të tjera.

Andaj edhe furnizimi me libra po del të jetë i pamundur për këta nxënës.

“Shqetësues mbetet, ne kemi nxënës të komuniteteve që vijnë edhe nga Shqipëria edhe nga komunitet pakicë në Kosovë ku për shkak të mos qasjes në E-Kosova apo që janë në procedurë të marrjes së shtetësisë, kanë problem me furnizim. Është numër afër 20 nxënës ku po kanë problem në qasjen E-Kosova, ku nuk kanë ndoshta fare account që me e ndjek procesin”, thotë drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani.

Megjithatë Instituti EdGuard vlerëson që mësimdhënësit në këto raste nuk duhet të kufizohen vetëm në tekstet shkollore.

“Për ato lëndë të cilat ka pasur mungesë të teksteve shkollore e që kjo në dijeninë tonë është shumë minimale si numër i teksteve të munguara për ato shpresojmë shumë që kemi pasë mësimdhënës mjaftueshëm të përgatitur që mos me u kufizu veç në tekst shkollor”, bën të ditur Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard.

Por përveç kësaj, në rrjetet sociale ka pasur ankesa të shumta nga prindërit për subvencionim për librat.

Ndërsa për të tjerët që iu procedua pagesa, thuhet se ka pasur edhe keqpërdorime.

“Ka edhe asi raste kur kanë tentu me i kërku librat e vjetër në mënyrë që mos me i pagu librat e reja. Por përzgjedhja është bërë nga mësimdhënësit e lëndës ku nuk është e drejtë e askujt për me ia imponu arsimtarit”, shtoi Osmani.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), deri në fund të muajit shtator njofton se në platformën e-Kosova janë pranuar 191 mijë e 483 aplikime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën