TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Femrat/ Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit, tri debutuese ndaj superfuqisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Femrat/ Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit, tri debutuese ndaj superfuqisë

Kosova në konkurrencën e femrave në hendboll do t’i luajë javën tjetër dy ndeshjet më të mëdha deri më tani.

Përballë hendbollisteve më të mira të Kosovës do të jetë Danimarka, superfuqia e këtij sporti. Në Evropianin e vitit të kaluar, Danimarka ishte në finale, derisa në Botërorin e vitit 2021 ishte e treta.

Lista e sukseseve të Danimarkës është e gjatë, por gjasat e Kosovës për sukses në ndeshjet me vashat daneze thuajse nuk ekzistojnë. Selektori i Kosovës, Agron Shabani të martën publikoi listën për ndeshjet që u takojnë kualifikimeve për “Euro 2024”. Pritjet më të mëdha sërish janë nga tri hendbollistet që bëjnë karrierë pikërisht në elitën daneze, motrat Marigona e Arlinda Hajdari, si dhe kapitenia Leonora Demaj. Pritet shumë edhe nga Mirela Gjikokaj, që luan në elitën e Norvegjisë.

Shabani ka ftuar 16 hendbolliste, tri prej të cilave janë debutuese. Bëhet fjalë për portieren e re, Aurora Kryeziu, si dhe për lojtaret Arlinda Dinarica e Dafina Mustafa. Kryeziu bën karrierë aktualisht në kategorinë e tretë gjermane. Dinarica, që luan në pozitën e alos, është pjesë e Istogut, ndërsa Mustafa luan në Zvicër për skuadrën Bruehl.

12 prej lojtareve të ftuara bëjnë karrierë në klube evropiane. Kosova ka hendbolliste në Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Zvicër e Francë. Katër lojtare janë të Istogut, që në fundjavë kaloi në gara evropiane. Pjesë e Istogut dhe e Kosovës është edhe malaziasja Natalija Milatoviq.

Më 12 tetor, Danimarka e Kosova përballen në Horsens. Ndërsa më 14 tetor është ndeshja në Prishtinë. Në Grupin 8 të kualifikimeve për “Euro 2024” bën pjesë edhe Polonia. Me Poloninë, Kosova përballet më vonë. Kosova është në kërkim të paraqitjes së parë në një ngjarje të madhe. Deri më tani nuk i është afruar këtij synimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Zeneli beson se Suedia shkon larg në Botëror

Zeneli beson se Suedia shkon larg në Botëror

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën