TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndeshja me Ballkanin në Prishtinë, Dinamo ka një thirrje për tifozët e tyre

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ndeshja me Ballkanin në Prishtinë, Dinamo ka një thirrje për tifozët e tyre

30.04.2023., stadion Poljud, Split - SuperSport HNL, 32. kolo, HNK Hajduk - GNK Dinamo.

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka vepruar në bazë të vendimit të UEFA-s të 19 gushtit, me të cilin tifozëve të kampionit kroat u ndalohet paraqitja në ndeshjet evropiane në udhëtim. Dhe për këtë nuk i kanë ndarë bileta për tifozët e Dinamo Zagrebit për ndeshjen e së enjtës.

Kjo masë e UEFA-s erdhi pas incidenteve të rënda që ndodhën në Athinë para ndeshjes së AEK-ut me Dinamon. Një tifoz grek mbeti i vdekur nga përleshjet e tifozëve, ndërsa shumë tifozë kroatë të Dinamo Zagrebit u burgosën nga autoritetet greke. Ndeshja ishte shtyrë dhe ishte zhvilluar më vonë. Për të zvogëluar mundësinë e incidenteve të tjera, UEFA vendosi që të mos lejojë tifozët e Dinamos në ndeshjet e tjera evropiane në udhëtim, të paktën deri në fund të këtij edicioni të garave.

Ndonëse vendimi i UEFA-s është në fuqi, Dinamo të hënën përmes një postimi, ka kërkuar nga tifozët e saj që mos të udhëtojnë për në Prishtinë, ku luhet ndeshja me Ballkanin. UEFA ka shkruar se i takon Dinamos dhe kundërshtarëve të kësaj skuadre, në këtë rast Ballkanit, që të bëjnë maksimumin për të parandaluar udhëtimin e tifozëve të klubit zagrebas.

“Tifozëve mysafirë do t’u ndalohet qasja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen në fjalë dhe masat e posaçme të sigurisë, përfshijnë: Në hyrje të stadiumit do të ketë kontroll të kartave të identitetit; personat me dokumente kroate nuk do të lejohen të hyjnë në stadium; personave të cilëve u ndalohet hyrja në stadium nuk do t’u kthehen paratë për biletat e blera”, ka shkruar Dinamo të hënën në faqen zyrtare.

“Për këtë arsye u bëjmë kërkesë dhe apel tifozëve të Dinamos që të respektojnë rregullat, të respektojnë vendimin e marrë dhe mos të udhëtojnë për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Klubi thekson angazhimin për një mjedis të sigurt dhe pozitiv dhe falënderon gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar tutje Dinamo.

Ardhja e Dinamos, klubit me shumë përkrahës shqiptarë, po pritet me interesim në Kosovë. Ndeshja Ballkani – Dinamo zhvillohet të enjten nga ora 18:45 dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën