Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar se shteti që e drejton deshi të shkaktoj incidente në veri të Kosovës, raporton teve1.info
Ai gjatë një interviste në CNN, e mohoi se Serbia deshi të shkaktonte incidente me sulmet terroriste në veri të Kosovës.
”Duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës; Serbia është e fundit që do incidente”, tha ndër të tjera ai.
Ndërsa sa i përket dërgimit të ushtrisë serbe afër kufirit të Kosovës, ai e mohoi se një gjë e tillë u bë për ta larguar vëmendjen nga pjesëmarrësi në grupin kriminal që e sulmoi Policinë e Kosovës, Milan Radojçiq.