TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja dënon pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiacos – Aris, poashtu kërkon masa të rrepta edhe nga UEFA

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FFK-ja dënon pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiacos – Aris, poashtu kërkon masa të rrepta edhe nga UEFA

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiacosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar, ndërsa janë shprehur të indinjuar me heshtjen e Federatës Greke të Futbollit, pasi Greqinë e konsideron si një shtet mik dhe vlerëson qasjen e saj pozitive karshi shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pankarta “Kosova është Serbi” dhe cilësimi si “heronj” i tre sulmuesve të armatosur që vdiqën gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit të dielën u shfaqën në ndeshjen e vlefshme për kampionatin grek. Gjatë aksionit, u vra edhe rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar.

“Shfaqja e pankartave kundër Kosovës dhe lavdërimi i grupit të terroristëve që pak ditë më parë kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës, është një shkelje e rëndë e vlerave të futbollit dhe shprehje e gjuhës së urrejtjes mes popujve. Ky incident është i papranueshëm dhe nuk ka vend në botën e futbollit.

Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjen e fuqishme të grupit të tifozëve të Olympiakosit me grupet radikale të tifozëve në Serbi, dhe për faktin se disa prej tyre janë serbë të infiltruar në këtë grup. Megjithatë, jemi të indinjuar nga mungesa e reagimit të Federatës Greke të Futbollit për t’u përballur me këtë situatë. Lejimi i këtyre pankartave fashiste e raciste në tribunat prapa portës gjatë gjithë ndeshjes është një mospërgjegjësi që nuk mund të tolerohet.

Kosova e konsideron Greqinë si një shtet mik dhe vlerëson qasjen e saj pozitive karshi shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me këtë qasje pozitive, kërkojmë nga autoritetet e futbollit në Greqi të jenë të kujdesshme ndaj rasteve të tilla, të ndjekin me përgjegjësi protokollin e UEFA-s dhe të ndëshkojnë incidentet e tilla në mënyrë adekuate.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi në futboll dhe nuk do të lejojë që të ashtuquajturit tifozë ta keqpërdorin këtë sport me ngjyra raciste”, ka shkruar FFK.

Gjithashtu FFK-ja ka kërkuar nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, “duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve”.

“Ne kërkojmë nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve”, shkruhet në reagimin e FFK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Ky është çmimi tavan i derivateve për sot dhe nesër

Çmimet e derivateve, nafta kushton 1.79 euro për litër

Hyrje – daljet nga Kosova, prej 60 deri 90 minuta në Merdarë

Hyrje – daljet nga Kosova, prej 60 deri 90 minuta në Merdarë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Fillon hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar

RDK, sot do të zhvillojë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë

RDK, sot do të zhvillojë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë

Aleanca paralajmëron për nesër aktivitet te hyrja e Qeverisë

Aleanca me aksion para Qeverisë

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën