TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Veseli: BE-ja t’ia kufizojë lëvizjen e lirë Serbisë, kriminelë të tillë janë rrezik për të gjithë popujt

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Veseli: BE-ja t’ia kufizojë lëvizjen e lirë Serbisë, kriminelë të tillë janë rrezik për të gjithë popujt

Ushtaraku i pensionuar, njëherësh ish-kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, vlerësoi që pas sulmit të fundit në veri, Bashkimi Evropian fillimisht duhet ta ndëshkojë Serbinë me heqjen e vizave, e pastaj me pasoja të tjera.

Kjo pasi sipas tij, njerëz të tillë, siç ishte grupi terrorist në Banjskë, përbëjnë rrezik për të gjithë popujt e Bashkimit Evropian, shkruan teve1.info.

“Unë besoj që Bashkimi Evropian, hapin e parë që do të duhej ta ndërmerrte, është që Serbisë t’ia ndalojë lëvizjen e lirë. Këta njerëz të tillë janë rrezik për popujt e Bashkimit Evropian. Pra, shembull më të mirë që e pati Kosova me këta kriminelë, që në një vend autonom, sovran, e ku është NATO prezent, të mendojnë ta shkaktojnë një agresion të tillë, e përsëri ua lejojnë lëvizjen e lirë, unë s’mund ta marrë me mend një gjë të tillë”, deklaroi Veseli në emisionin “Ditari”.

Më tej, Veseli thotë që i tërë aksioni në kuptimin strategjik, është përgatitur në Beograd, teksa theksoi që Milan Radojiçiç, ka qenë vetëm mekanizëm i atij grupi.

“Kjo është përgatitur nga Republika e Serbisë për ta sulmuar Republikën e Kosovës. Milan Radojiçiç është komandant i operacionit. Ky plan në kuptimin strategjik është përgatitur në Beograd, është përgatitur nga kreu shtetëror i Serbisë, duke përfshirë presidentin Vuçiq dhe shefin e BIA-s. Radojiçiç ka qenë vetëm një mekanizëm i tyre për ta realizuar planin e destabilizimit të pjesës veriore”, u shpreh tutje Veseli në Tëvë1.

Ndërkaq, i pyetur se si mund të ishte fundi i tërë këtij sulmi në aspektin e pasojave, Veseli vlerësoi që epilogu do të ishte mjaft i keq për banorët shqiptar në veri dhe për banorët e nacionalitetit boshnjak.

“Është edhe diçka shumë interesante në tërë këtë plan. Kësaj radhe, komuniteti serb në pjesën veriore të vendit, nuk ka pasur mbështetje të madhe civile ndaj grupit terrorist. Siç duket, popullata serbe ka filluar të vetëdisohet që përmes dhunës dhe kriminelëve të tillë, nuk arrihet paqja dhe nuk jetohet me ta”, potencoi Veseli./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për zgjidhje institucionale

Nimani: Më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për zgjidhje institucionale

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Policia paralajmëron: Nis monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

Bellingham i mungon Realit një muaj

Bellingham i mungon Realit një muaj

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Lëndohet portieri Ter Stegen

Lëndohet portieri Ter Stegen

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Policia paralajmëron: Nis monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Emisioni “Ditari” 02.02.2026

Emisioni “Ditari” 02.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën