TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çeku për Stadiumin Nacional: Do të jetë pasuri kombëtare dhe jo të shndërrohet në beteja lokale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çeku për Stadiumin Nacional: Do të jetë pasuri kombëtare dhe jo të shndërrohet në beteja lokale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për “Stadiumin nacional” ka thënë se do të ndërtohet dhe se nuk beson se ky projekt duhet të jetë çështje e një beteje lokale. Kreu i MKRS-së tutje ka thënë se janë nënshkruar memorandume me 16 kryetarë të komunave të Kosovës dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Derisa bëri të ditur se do të ndërtohen 27 stadiume të kategorive të ndryshme e fusha përcjellëse, me planifikimi që të përfundohet ndërtimin i infrastrukturës së futbollit deri në vitin 2028.

“Stadium do të ndërtohet në territorin e Republikës së Kosovës, do të përdorët nga sportistët e Kosovës, nga sportdashësit e Kosovës, pra do t’i shërbejë gjithë Kosovës. Nuk besoj që një projekt kaq i rëndësishëm duhet ë shndërrohet në betejë lokale ose të zonave të ndryshme, sepse do të jetë pasuri publike e të gjithëve, e shtetit tonë dhe e gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne tashmë e kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me 16 kryetarë të komunave dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës për këto rreth 27 stadiume të kategorive të ndryshme, nga stadiume lokale e fusha ndihmëse e deri te Stadiumi Nacional për një afat deri në vitin 2028 edhe si përmbushje e detyrimeve ndaj Lojërave Mesdhetare por edhe si detyrim që e kemi ndaj komunitetit sportiv të futbollit në vendin tonë, dhe bashkë me kryetarë të komunave jemi zotu që këto vendime do t’i marrim bashkërisht”, tha Çeku.

Çeku kishte edhe dy fjalë për kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, pas ky i fundit ka thënë se stadium Nacional do të ndërtohet në Drenas dhe në asnjë vend tjetër. Mirëpo, Çeku tha se nuk beson që një projekt kaq i madh e kaq serioz duhet të shndërrohet në betejë publike me motive të përfitimit personal ose politik.

“Nuk besoj që një projekt kaq i madh, kaq serioz, kaq i domosdoshëm për sportistët tanë dhe futbollin tonë para së gjithash ishte dashtë me u shndërru në betejë…ose çfarëdo ballafaqimi publik, nëse dikush këtë e sheh me motive të përfitimit personal, politik e të tjera besoj që i bën dëm një angazhimi kaq të madh. Ne jemi edhe në koordinim edhe me ministrin e financave për buxhetin e nevojshëm për infrastrukturën e sportit në përgjithësi, futbollit në veçanti, sepse futbolli përfiton më së shumti, është sporti më i përhapur dhe më popullor në vendin tonë, por edhe sporte të tjera, sepse kemi marrë zotime të mëdha dhe obligime ndërkombëtare, por edhe e kemi një program shumë ambicioz për ta konsoliduar gjithë infrastrukturën e futbollit dhe sportit në vendin tonë. Unë e ftoj edhe zotëri Lladrovcin dhe gjithë kryetarët e komunave që t’i përmbahemi detyrimeve që dalin nga ai memorandum i bashkëpunimit sepse aty janë saktësuar përgjegjësitë, detyrat, rruga përpara, të gjithë do të përfitojnë, por nëse dikush don përfitime edhe tjera të tipit politik, e promovimit personal edhe mund ta bëjë, unë nuk do të hyjë në atë betejë, sepse e kemi një betejë shumë ma të madhe, ajo është infrastruktura dhe zhvillimi i sportit në Kosovë”, tha Çeku.

Infrastruktura që do të ndërtohet brenda këtyre pesë viteve dhe organizimi i Lojërave Mesdhetare do të shërbejë për promovim të jashtëzakonshëm të sportistëte e në veçanti të sportistëve te Kosovës në arenën ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Kosova ëndërron Botërorin, duke nisur nga ndeshja me Slloveninë

Zhegrova aktivizohet në fitoren e parë të Juventusit në Champions

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën