TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“The Guardian” për të ardhmen e Kosovës: Evropa duhet të bëjë më shumë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
“The Guardian” për të ardhmen e Kosovës: Evropa duhet të bëjë më shumë

Në një editorial të publikuar të hënën, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka bërë thirrje që Evropa të bëjë më shumë për të ardhmen e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit janë kthyer sërish në dhunë. Strategjia ndërmjetësuese e Bashkimit Evropian nuk po funksionon.

Në fundjavë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli i dëshpëruar në lidhje me një dekadë bisedimesh për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e cila vazhdon të refuzojë ta njohë statusin e pavarur të vendit të tij. Në një intervistë për “Guardianin”, Kurti u shpreh se negociatat, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, rrezikojnë të arrijnë në qorrsokak. Menjëherë pas publikimit, pati konfirmim ogurzi se me të vërtetë është arritur një ‘nadir’ (pika më e ulët). Në një përshkallëzim serioz të tensioneve, pesë persona, përfshirë një zyrtar policor i Kosovës, u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur të paidentifikuar, pranë kufirit me Serbinë.

Për BE-në dhe shefin e saj të politikës së jashtme, Josep Borrell, pasojat e dështimit diplomatik shtrihen përtej fatit të skajit verior të Kosovës, me popullatë shumicë serbe. Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së saj për ta luftuar ndikimin e Moskës. Por të shtënat e së dielës tregojnë se në këtë zonë të nxehtë ballkanike, kjo qasje nuk po funksionon.

Marrëveshja që dukej e madhe, e pranverës së shkuar, detyronte Serbinë ta njihte shtetësinë e Kosovës në këmbim të fuqisë gjysmëautonome për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, turpësisht ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe është mburrur publikisht për këtë. Në prill, Qeveria e tij kundërshtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti nuk ka ofruar vetëmenaxhimin politik në zonat me shumicë serbe të Kosovës. Ai ka antagonizuar vendasit përmes vendosjes së njësive speciale të policisë dhe kontrollit të zgjedhjeve të dështuara lokale atje, bojkoti i së cilave çoi në pjesëmarrje prej katër për qind.

Kështu, një vallëzim diplomatik rrezikon të shndërrohet në dhunë serioze. Por për këtë, Borrelli mund të duhet po ashtu të marrë përgjegjësi. Kurti pohon se rënia e besimit te Kosova ka rezultuar nga “humbja e neutralitetit” tek i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Këtë verë, një grup politikanësh të lartë perëndimorë vunë në pah pothuajse të njëjtën pikë për “politikën e Perëndimit në Ballkan me Beogradin në qendër”.

Brukseli dhe Washingtoni duket se i kanë dhënë prioritet nevojës për ta mbajtur Vuçiqin në krah, duke pasur parasysh ndikimin rajonal të vendit dhe lidhjet e rëndësishme me Rusinë. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të neglizhojnë nevojën për ta mbrojtur Kosovën nga makinacionet e një fqinji ngacmues dhe shumë më të madh, e që beson se nuk ka të drejtë të ekzistojë. Duke pasur parasysh këto rrethana, dhe historinë më të re në Ukrainë, nuk është aspak befasuese që Kurti të ketë dyshime për t’u dhënë më shumë pushtet serbëve të Kosovës me prirje separatiste në veri. Ndërkohë në prapavijë, Rusia ka bërë çmos për të nxitur dhe shfrytëzuar paqëndrueshmërinë, përderisa presidenti serb zakonisht manipulon me krizën për të marrë mbështetjen nacionaliste në vend.

Disa shtete të Bashkimit Evropian thonë se edhe Kurti ka bërë gabime. Ai ka nxitur në mënyrë të pamatur pakënaqësitë në veri, ku autonomia më e madhe do të jetë pashmangshëm pjesë e çdo zgjidhjeje të suksesshme. Por kjo është çështje e statusit përfundimtar që duhet të shkojë në mënyrë paralele me lëvizjet nga Beogradi. BE-ja gjithashtu duhet ta rregullojë shtëpinë e vet. Pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tash, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat. Një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve, apelon për kujdes

Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve, apelon për kujdes

Reshje shiu përfshijnë vendin, në disa zona mund të ketë vërshime

Durmishi apelon për kujdes në komunikacion pas reshjeve të mëdha

Clark: S’kam prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve

Clark: S’kam prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve

Dyshimi për sulm seksual ndaj 7 vjeçares, detaje nga rasti

Dy vajza thonë se u sulmuan fizikisht nga babai i tyre

Shpërthimi në një hekurudhë në Poloni, Rutte thotë se janë në kontakt me autoritetet

Shpërthimi në një hekurudhë në Poloni, Rutte thotë se janë në kontakt me autoritetet

Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve, apelon për kujdes

Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve, apelon për kujdes

Reshje shiu përfshijnë vendin, në disa zona mund të ketë vërshime

Durmishi apelon për kujdes në komunikacion pas reshjeve të mëdha

Clark: S’kam prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve

Clark: S’kam prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve

Juventusi rikthen interesimin për Xhakën

Juventusi rikthen interesimin për Xhakën

Dyshimi për sulm seksual ndaj 7 vjeçares, detaje nga rasti

Dy vajza thonë se u sulmuan fizikisht nga babai i tyre

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë persona të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë persona të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën