17:04 Feronikeli ’74 fiton me “super-përmbysje” në Prizren
Liria kishte përkrahje të madhe nga tribunat e po ashtu epërsi prej 3:0. Por në fund pësoi humbje 5:3 nga Feronikeli 74. Ndeshja Liria – Feronikeli 74 u zhvillua të dielën në Prizren.
Petrus në minutën e tretë, Alidema në minutën e gjashtë dhe Tjiueza në minutën e 13-të shënuan për epërsinë 3:0 të Lirisë. Zoungrana ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 36-të.
Kthimin e madh skuadra nga Drenasi e bëri në pjesën e dytë. Bruqi shënoi në minutën e 59-të e Avdyli barazoi në minutën e 61-të.
Më pas shënuan edhe Berisha (66’) dhe Rrahmani (90’) për rikthimin e jashtëzakonshëm. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Superligës. Me fitore Feronikeli ’74 doli në pozitën e tetë me gjashtë pikë. Liria është e gjashta po ashtu me gjashtë pikë.
16:32 Feronikeli ’74 po feston në Prizren, përmbys Lirinë nga 3:0 në 3:4
Feronikeli ’74 në pjesën e dytë ka reaguar në mënyrë speciale ndaj Lirisë në “Përparim Thaçi”. Jakup Berisha në minutën e 59′ shënoi për 3:2.
Një minutë me pas Florent Avdyli nga gjuajtja e lirë barazoi rezultatin në 3:3. Derisa në 66′ Berisha shënoi për përmbysjen me të “çmendur” të këtij sezoni në Superligë.
15:54 Liria me “tris” në pushim
Liria është duke fituar 3:1 pas pjesës së parë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ndaj skuadrës së Feronikelit ’74, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Junior Petrus në minutën e tretë, Festim Alidema në minutën e shtatë dhe Prins Tjiueza nga penalltia në minutën e 13-të, shënuan për 3:0.
Për 3:1 realizoi Bashare Razack, në minutën e 35-të.
15:41 Reagon Feronikeli ’74, ngushon epërsinë ndaj Lirisë
Feronikeli ’74 ka ngushtuar epërsinë ndaj Lirisë.
Bashare Rrazack ka shënuar gol për skuadrën nga Drenasi. Rrazack ka shënuar në minutën 35′.
15:15 Spektakël nga Liria, i shënon edhe të tretin Feronikelit ’74
Liria-Feronikeli ’74, sfida që po zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.
Ekipi vendas tani ka shënuar edhe golin e tretë ndaj skuadrës nga Drenasi. Princ Tijueza nga pika e bardhë në minutën e 13′, ka ngritur epërsinë në tre ndaj Feronikelit ’74.
15:08 Liria dyfishon epërsinë ndaj Feronikelit ’74
Liria-Feronikeli ’74, sfida që po zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.
Për vendësit, në minutën e shtatë ka shënuar Festim Alidema. Për Alidemën, ky është goli i dytë, derisa rezultati është 2:0.
15:03 – Liria në epërsi të hershme
Liria ka kaluar në epërsi të hershme ndaj Feronikelit ’74, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Për vendësit, në minutën e tretë ka shënuar gol Junior Petrus. Ndeshja po luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
14:48 – Liria – Feronikeli ’74, formacionet zyrtare
Liria-Feronikeli ’74 është sfida e radhës në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. Në “Përparim Thaçi” Liria dhe Feronikeli ‘74 do të vihen përballë përherë të parë në elitën e futbollit kosovarë.
Liria si ekip vendas me mbështetjen e tifozëve do të kërkojë pikët e plota, teksa ekipi nga Drenasi do të mundohet të marrë një rezultat pozitiv dhe ti ik zonës së kuqe.
Liria: Shala; Topalaj, Magemeno, Tijueza, Beseni, Dube, Rexhepi, Petrus, Stafa, Zenunaj, Alidema.
Feronikeli ’74: Bujupi; Maliqi, Musa, Haliti, Zoungrana, Hajdari, Bruqi, Berisha, Rrahmani, Bardhoku, Avdyli.