TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës në veri, erdhi nga Vuçiq

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës në veri, erdhi nga Vuçiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pas arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovës, grupet kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se urdhri për këtë akt, ka ardhur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton teve1.info.

“Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve. Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës”, thuhet në postimin e Sveçlës.

Po ashtu, Sveçla ka thënë se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund.

“Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë”, thuhet tutje.

Kujtojmë që mbrëmë një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë granatë dore ka ndodhur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën