TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Ka qenë pezullim jo përjashtim nga “Defender Europe 2023”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Maqedonci: Ka qenë pezullim jo përjashtim nga “Defender Europe 2023”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se largimi i Kosovës nga ushtrimi evropian “Defender Europe2023” këtë vit ka qenë pezullim dhe jo përjashtim, raporton teve1.info

Sipas tij, ky nuk mund të quhet përjashtim për faktin që ky ushtrim vazhdon çdo të dytin vit dhe premtoi se Kosova së shpejti do të filloj pjesëmarrjen në konferencat planifikuese për “Defender 2025”.

Këto deklarime Maqedonci i bëri në një intervistë në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, ku tha se imazhi i Kosovës me këtë rast ka mbetur pa u dëmtuar.

“Ka qenë një pezullim i aktiviteteve në periudhën e kur ka qenë faktikisht përfundimi i aktiviteteve të “Defender2023”. Është për tu theksuar që të gjitha aktivitetet trajnuese, gjithë ushtrimi ka përfunduar në datën kur është marrë vendimi për ndërprerjen e aktiviteteve të “Defender Europe 2023”, ka pat mbetur vetëm dita e vizitorëve të shquar apo “Dividay” ku njësitet tona do të prezantonin para lidershipit tonë politik por edhe para lidershipit ndërkombëtar aktivitetet të cilat i kanë bërë gjatë ushtrimit. Në aspektin operacional mund të themi me plot përgjegjësi që janë përfunduar të gjitha detyrat e parapara për “Defender Europe 2023”. Unë kam qenë në atë kohë kolonel në FSK dhe pjesë e rëndësishme e planifikimit për “Defender Europe 2023” dhe me të vërtetë mund të themi që kulmimi është me sukses i këtij ushtrimi, por edhe imazhi i Kosovës ka mbetur pa u dëmtuar”, tha ai.

Ministri Maqedonci u shpreh se ky nuk është përjashtim por pezullim derisa shtoi se një gjë e tillë u bë për shkak të mospajtimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së.

“Ka qenë ndërprerje, një lloj pezullimi, e thash pezullim për arsye se “Defender” nuk është një ushtrim që zhvillohet në një vit dhe përfundon aty, është ushtrim i përvitshëm, në vitet tek ky ushtrim realizohet në Evropën Juglindore dhe së shpejti do të jeni dëshmitarë që FSK do të marrë pjesë në muajt në vijim në konferencat planifikuese për “Defender Euorpe 2025”. Për atë nuk mund të themi përjashtim për shkak që është diçka që është vazhdimësi, është një pjesë e ushtrimit që është ndërprerë për shkak të situatës dhe ndoshta mospajtimeve mes Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

“Info Nata”- 17.09.2026

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën