Kombëtarja e Shqipërisë i ka mbyllur dy miqësoret e muajit mars pa fitore. Ndeshja e sotshme mes ‘kuqezinjëve’ dhe Kombëtares së Gjeorgjisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0 me 0.
Shqipëria ishte më e fortë në fushë, ku pati rastet e veta me sulmuesin Armando Broja – por rezultati u mbyll i paprekshëm, shkruan Tëvë1.
Kjo ishte miqësorja e dytë e Shqipërisë gjatë muajit mars. Në ndeshjen e parë ata u mposhtën nga Kombëtarja e Spanjës.