TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Pushteti akuzohet se po miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Pushteti akuzohet se po miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën

Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend po akuzohen për miratim të ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekzekutivi është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës, ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se opozita po fiton çdo betejë me pushtetin në Gjykatën Kushtetuese.

“E keni të qartë tashmë se sa betejat si opozitë i kemi fituar në raport me këta njerëz të padijshëm në Gjykatën Kushtetuese. Këta janë edhe të padijshëm edhe të dëmshëm. Të bësh një veprim të tillë që cenon direkt pavarësinë e nivelit lokal të komunave duhet me qenë, ose i marrë, ose shumë i padijshëm. Pasi ta bësh me vetëdije një veprim të tillë i cili është jokushtetues atëherë s’ka si të jetë ndryshe veçse me qenë i marrë. Nëse e kanë bërë pa vetëdije këta janë të padijshëm pasi gjërat bazike që duhet me i ditë një qeveri, këta nuk po i dinë”, thotë Tahiri.

Ndërkaq, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, thotë se kjo legjislaturë në Kuvend ka më së shumti ligje të dërguara në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo legjislaturë ka ligje më së shumti të dërguara në Gjykatën Kushtetuese dhe ligje që më së shumti i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese… Sa i përket përmbajtjes se si është duke shkruar qeveria në raportet e IKD-së ne kemi evidentuar probleme kushtetuese të shkrimit të këtyre ligjeve”, deklaron ai për KP.

Por, të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për legjislacion në Kuvend.

“Motivi i opozitës është në dy pika, e para për të vonuar reforma të caktuara të qeverisë. Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese po merr një periudhë të gjatë të shqyrtimit, eventualisht aktgjykimit përfundimtar mbi përputhshmërinë e një ligji me Kushtetutën e Kosovës. Në rrafshin e parë po synojnë të vështirësojnë qeverisjen duke i vonuar reformat. Motivi i dytë është krejtësisht inkriminues do të thosha unë në kuptimin e mbrojtjes së interesave individuale dhe grupore që kanë”, thekson Rrustemi.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë duke u shqyrtuar Ligji për paga në sektorin publik, Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për tatimin në pronë.

Gjykata Kushtetuese muaj më parë ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial, derisa së fundmi shfuqizoi disa nene të rëndësishme të Ligjit për zyrtarë publikë.

Tags: IKDKushtetua e Kosovëspushteti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën