TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti për takimin e Brukselit: Zhgënjyese, pala kosovare është jashtë në këtë proces

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoti për takimin e Brukselit: Zhgënjyese, pala kosovare është jashtë në këtë proces

Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti, takimin e sotëm të mbajtur në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb,  Aleksandar Vuçiq dhe ndërmejtsuesve të BE-së, Josef Borrell e Miroslav Lajçak, e ka cilësuar si zhgënjyese.

Kjo sepse sipas tij, për këtë takim tash e sa kohë ndërmjetësi Borrell e Lajçak janë marrë me përgatitje të të dyja palëve.

“Ajo që shihet, ajo çka shihet në sipërfaqe është definitivisht zhgënjyese dhe bëhet edhe më shumë zhgënjyese që për takimin në fjalë, tash e sa kohë janë marrë me përgatitje të të dyja palëve dhe në këtë drejtim apriori është dashur të ndiqet një trajektore”, tha Hoti në Tëvë1.

Por që profesori i shkencave politike e sheh edhe më zhgënjyese deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili pas takimit në Bruksel tha se deri më sot nuk e ka parë dokumentin i cili flet për “kushtëzimin” e Serbisë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ky fakt sipas Hotit, tregon që pala kosovare është “autsajdere” në këtë proces.

“Ajo për të cilën zhgënjimi bëhet më i madh është fakti i deklaratës së kryeministrit tonë që sot paska takuar një dokument të cilin nuk e ka parë deri më tash. Madje dokumenti në fjalë flet që ka një vjetërsi prej gjashtë muajsh dhe kjo pastaj na nxjerr edhe shumë dilema të tjera, për faktin që si duket pala kosovare është autsajdere, nuk është pjesë e procesit ose të paktën nuk ka informacione të duhura se çfarë definitivisht po ndodhë. Aq më parë kur evropianët tash e sa kohë, pra nuk është një fenomen i ri animi i zotit Laçak dhe Borrell në anën e Serbisë, por jo deri në masën që pala tjetër të mos jetë e informuar për dokumente të tilla. Definitivisht është zhgënjyese dhe mendoj që është një sinjal për të reflektuar në kuptimin e ripozicionimit por në asnjë mënyrë duke mos u larguar nga obligimet që kemi marrë edhe në takimin e Ohrit, pra këtu flas për marrëveshjen dhe aneksin në të njëjtën kohë  edhe për dokumente të tjera që Republika  e Kosovës ka marrë para kësaj qeverisjeje”, shtoi Hoti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot në takimin e mbajtur në Bruksel e ka kuptuar se pse sipas tij, ka gjashtë muaj që nuk është duke ecur puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes. Kjo sepse sipas tij, shteti serb ka i ka vënë një pengesë kapitale që është kushtëzimi i Serbisë për Asociacionin.

E për të njëjtin kushtëzim Kurti tha se është bërë tashmë qëndrim i të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Unë sot e kam kuptuar pse ka gjashtë muaj që nuk ecë puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse i është vënë një pengesë kapitale çysh në fillim, e që është kushtëzimi i Serbisë. Unë këtë dokument nuk e kam pasur më herët, nuk e kam ditur, unë kam besuar që janë qëndrime të njërës palë, mirëpo për mua tash është e qartë se kushtëzimi i Serbisë është shndërruar në qëndrim të ndërmjetësit Lajçak. Për të ecur përpara duhet të tejkalohet kjo”, tha Kurti para gazetarëve./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani flet për mandatarin e Vetëvendosjes dhe buxhetin e RTK-së

Osmani flet për mandatarin e Vetëvendosjes dhe buxhetin e RTK-së

Nura: Në Skenderaj nuk ka punësime familjare e partiake

Nura kërkon që PDK-ja të marrë masa ndaj anëtarëve të saj në KQZ

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Krasniqi reagon: PDK do të dorëzojë ankesë për Mitrovicën, vota është e shenjtë

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Javën e ardhshme përfundon dëshmia e dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Futsall, FC Policia nuk ka të ndalur

Futsall, FC Policia nuk ka të ndalur

Uzuni gati për aventurën amerikane

Uzuni kthehet në Evropë, e do Cagliari

Osmani flet për mandatarin e Vetëvendosjes dhe buxhetin e RTK-së

Osmani flet për mandatarin e Vetëvendosjes dhe buxhetin e RTK-së

Nura: Në Skenderaj nuk ka punësime familjare e partiake

Nura kërkon që PDK-ja të marrë masa ndaj anëtarëve të saj në KQZ

Hetime në Zvicër, si Kosova ia mori Leon Avdullahun ekipit kombëtar

Zvicra mbetet edhe pa një mesfushor

Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin

Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin

Studimi: Kafeja mund të mbrojë nga rrahjet e parregullta të zemrës

Studimi: Kafeja mund të mbrojë nga rrahjet e parregullta të zemrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën