TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajdari: Ridvan Muharremi nuk ka pasur asnjë autorizim, nuk e kam njohur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hajdari: Ridvan Muharremi nuk ka pasur asnjë autorizim, nuk e kam njohur

Ministrja e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se denoncimet për rezervën shtetërore janë denoncuar para se të bëhen publike në media.

Sipas Hajdarit, Avokaturës Shtetërore si Ministri i janë drejtuar me datë 8 qershor të vitit 2023, për të cilën ajo tha se ekzistojnë edhe dokumentet për këtë rast.

“Ne si Ministri i kemi njoftuar organet kompetente për rrjedhjen e informacionit asnjëherë nuk ka qenë pasi është bërë bujë në media, por gjithmonë më parë sepse ne kemi përcjellur kushtet e kontratës dhe afatet e kontartës dhe në afatet e konmtratës që nuk më lejohet të ju njoftoj por hapat e ndërmarra nga ekipi i Departamentit të Rezervës Shtetërore gjatë këtij viti kanë qenë për të gjetur zgjidhjen. Nuk është gjetur zgjidhja dhe janë drejtuar në Avokaturën shtetërore, pra janë procedurat ligjore sipas kontratës ndërkombëtare. Me datën 8 qershor të vitit 2023 janë edhe në Avokaturë mund ti gjeni dokumentet”, tha Hajdari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Kurse sa i përket biznesmenit  Ridvan Muharremi, dhe përfshirjes së tij në rezervat shterëore, Hajdari tha se i njëjti nuk ka pasur autorizim dhe se me të ka pasur raporte sikur me tregtarët tjerë në Republikën e Kosovës.

“Së pari të spjegojmë fjalën ndërmjetësim, nëse unë do të ndërmjetësoj për ju unë do ta kem një autorizim, do të duhej ta kem një autorizim dhe zotëri Muharremi si shumë tregtarë të tjerë që unë si ministre jam në interaksion me shumë biznese tona e në shumë kontakte që kemi në ngjarje të ndryshme me aktivitete, me udhëtime të ndryshme. Unë jam ministre e qasshme e shumë bizneseve por, asnjëherë në asnjë moment zotëri Muharremi nuk ka pasë autorizim për të negociuar ose për të blerë ose transportuar ose për të shpedituar mallërat e rezervës shtetërore në Republikën tonë. Thjeshtë si të gjithë tregtarët që kanë ofruar kontakte, për tregtarë jashtë Kosovës sepse është fjala për dy kontrata ndërkombëtare”, tha Hajdari.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte bastisur banesën që është në pronësi të Ridvan Muharremit, i njohur si “Ridi”, pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.

Sipas përgjimeve të publikuara, Muharremi dyshohet se ishte ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Seanca për rastin Banjska, të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë

Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Hoxha pranë kalimit te Lodzi

Arbër Hoxha ende po negocion kalimin në Emiratet e Bashkuara

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën