TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy senatorë i shkruajnë letër sekretarit Blinken për diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Blinken kërkoi largimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i kanë dërguar letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi, në Facebook.

Në këtë letër, senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngritë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

“Letra vije si rezultat direkt i punës sime dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës, me të cilët më 28 shkurt 2023 mbajtëm edhe një brifing në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve! Në letrën e tyre, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht — qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, tha ai.

Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. “Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani.  Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres,” thuhet në letër.

“Ky plan është rruga diplomatike përpara për një komunitet që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve të 1990-ta e tutje,” dhe përderisa Senatorët përkahin procesin e dialogut (në mes Kosovës e Serbisë), ata po ashtu besojnë se “zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon,” përfundojnë letrën e tyre Senatorët Peters dhe Ernst!

Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Situatë e rënduar nga moti i keq, 851 të evakuuar në Durrës

Situatë e rënduar nga moti i keq, 851 të evakuuar në Durrës

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas vërshimeve në Shqipëri

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas vërshimeve në Shqipëri

Tërmet në Zvicër

Tërmet në Itali

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën