Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas Samitit të Bërdo-Brione që është mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka folur për masat ndëshkuese të BE-së që janë vendosur ndaj Kosovës, të cilat i ka quajtur joproporcianale.
Osmani ka kërkuar nga shtetet që e kanë përkrahur Kosovën, veçanërisht nga Kroacia që të ndërmarrin hapat e parë për të iniciuar largimin e masave nga BE, raporton teve1.info
Gjithashtu, presidentja e vendit ka folur edhe për situatën në veri, ku tha se është eksalimi është shkaktuar nga strukturat ilegale të cilat marrin urdhra nga Beogradi.
“De-eskalimi i situatës nuk është temë që varet nga shumica dërrmuese e presidentëve që ishin ulur rreth kësaj tavoline, në fakt eskalimi i situatës është shkaktuar siç e dini për shkak të strukturave ilegale të dhunshme, të cilat i marrin urdhrat në Beograd. Pra, sa i përket shteteve të Bashkimit Evropian që në këtë rast ishin vetëm Sllovenia dhe Kroacia, ato kanë mbajtur qëndrimin e tyre brenda 27-tës së Bashkimit Evropian dhe kërkesat dhe propozimet e BE-së tashmë janë të qarta”, tha ajo gjatë konferencës për media.
Tutje, ajo tha se gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski. ka diskutuar për hapat që i ka ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri.
“Unë i kam diskutuar në takime bilaterale këto çështje, takimet e deritanishme që kishe me presidentin Pendarovski, ku e informova në radhë të parë për pikat që i ka ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri dhe me sfidat me të cilat po përballemi, po ashtu me presidentin e Kroacisë diskutuam në detaje për këtë temë dhe mbi të gjitha për nevojën që Be-ja t’i largojë masat në raport me Kosovën, të cilat janë absolutisht joproporcionale dhe ne presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fort, siç është Kroacia të ndërmarrin hapa ndër të parat për të iniciuar largimin e këtyre masave”, deklaroi presidentja.
“Ishte kërkesë e organizatorëve që më shumë se dy muaj, që tema kryesore të jetë integrimi evropian, agjenda e gjelbër dhe ikja e të rinjve”, shtoi ajo./teve1.info/