TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndeshja Shqipëri-Poloni: Ndalohet një grup i tifozëve, tentuan të fusin në stadium lëndë piroteknike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ndeshja Shqipëri-Poloni: Ndalohet një grup i tifozëve, tentuan të fusin në stadium lëndë piroteknike

Teksa në mbrëmje pritet të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave të futin në stadium flakadanë dhe lëndë të tjera piroteknike.

Policia e shtetit ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat grupin e tifozëve, të cilën nuk i specifikon nëse janë shqiptarë apo polakë.

“Shërbimet e Policisë, mesditën e sotme, gjatë kontrolleve të ushtuara, kanë konstatuar se grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këto raste, Policia ka marrë masa për shoqërimin në Komisariat, të shtetasve përgjegjës, si dhe për çdo rast tjetër që do të konstatohet gjatë kësaj kohe, do të merren masa për shoqërimin dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës, shkruan “RTSH”.

Policia ka bërë apel për të gjithë tifozët që kanë vendosur të ndjekin në stadium ndeshjen e futbollit Shqipëri-Poloni, “që në asnjë rast të mos mbajnë me vete, gjatë hyrjes në stadium, dhe që në asnjë rast të mos tentojnë të futin në stadium, flakadanë apo lëndë të tjera piroteknike, sende të forta dhe metalike, monedha dhe banderola me përmbajtje raciste ose diskriminuese”.

Gjithashtu, policia bën thirrje që tifozët të mos mbulojnë fytyrën që e bën të pamundur identifikimin e tyre si dhe të mos dëmtojnë në asnjë mënyrë ulëset apo pajisje të tjera në stadium, pasi në të kundërt do të përballen me sanksione penale konform ligjeve në fuqi në Shqipëri. /rtsh

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Arben Lamçja, shtetas i Shqipërisë është personi i arrestuar në Prishtinë

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve

“InfoNata” 22.05.2026

“InfoNata” 22.05.2026

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Auto Draft

Pikturat e nxënësve në Ferizaj kundër drogës në kuadër të projektit “errësira në dritë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën