TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çështja e veteranëve të rrejshëm rikthehet në diskutim

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Çështja e veteranëve të rrejshëm rikthehet në diskutim

Veteranët e UÇK-së

Në këto lista, u shënuan plot 60 mijë persona. E të gjitha këta, deklaruan se ishin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, ky numër i veteranëve, kryeministrit të Kosovës, po i duket goxha i fryrë.

Së fundmi, në një emision televiziv, ai deklaroi se numri i veteranëve të vërtetë, nuk e kalon 20 mijëshin.

Në këtë formë, kryeministri, ka kthyer edhe një herë në diskutim çështjen e veteranëve të rrejshëm.

Madje për këtë, të premten e kaluar shefi i ekzekutivit, pati një takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakun.

Por, a pati tensione në këtë takim?

“Nuk pati tensione …… edhe unë para 4 vitesh kam thënë se nuk mund të ketë më shumë sesa 25 mijë veteranë, edhe KFOR-i ka thënë 25 mijë, me logjistikë kemi thënë se mund të jetë dikund 30 mijë”, tha Klinaku.

Ai në emisionin Ditari në Tëvë1, ka deklaruar se s’mund të pastrohen tani listat e veteranëve.

“Nuk mund të bëhet verifikim i veteranëve të luftës përderisa lënda është në gjykatë dhe ne atë çështje e kemi dërguar në gjykatë me thirrjen që e kemi bërë si organizatë që prokuroria ta hetojë e tani rasti është në gjykatë dhe pastaj këto tjerat që i flasin njerëzit nëpër televizione janë veç lojëra fjalësh sepse nuk mund të ndërhyjë përderisa rasti është në gjykatë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë i pari e AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se tani nuk është koha të flitet për këtë temë.

“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë, me e fillu edhe njëherë me i fillu diskutimet se kush është veteran i vërtetë, apo jo; kush është luftëtar i vërtetë apo jo. Nuk është koha e tillë. Ka pasur edhe një proces gjyqësor. Tash është koha kur duhet t’i respektojmë e t’i nderojmë ata”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë nga qeveria e Kosovës, kanë thënë se me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së diskutuan edhe çështjen e pastrimin të listave, gjë për të cilën, veteranët shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

Tags: OVL UÇKVeteranet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër Kosovës

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër Kosovës

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Tragjedi në Itali, vdes futbollisti I talentuar në aksident rrugor

Infantino çmend të gjithë, përcolli dy ndeshje njëkohësisht

Infantino lavdëron veten për Kupën e Botës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën