TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia me qasje destruktive karshi dialogut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Serbia me qasje destruktive karshi dialogut

Një takim i nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 14 të këtij muaji.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se në këtë takim do të diskutohet qasja destruktive e Serbisë karshi dialogut, derisa presin nga ndërmjetësuesit që palës serbe t’i tërhiqet vëmendja për moszbatim të marrëveshjes së mëhershme të Brukselit dhe asaj të Ohrit.

“Është e qartë se marrëveshja e Brukselit në mes të kryeministrit të Kosovës dhe palës serbe dhe Marrëveshja e Ohrit janë shkelur vazhdimisht nga pala serbe. Prandaj ne presim që kjo çështje të diskutohet. Ne duhet të kemi zbatim të marrëveshjeve sepse në fund të fundit, pse bëjmë marrëveshje?! Që ta zbatojë vetëm njëra palë? Prandaj ne presim që edhe ndërmjetësit të jenë më të balancuar në këtë aspekt dhe të kërkojë edhe prej palës e cila nuk po i zbaton marrëveshjet, ti zbatojë ato dhe të ecim tutje. Ne si shtet jemi të interesuar që me fqinjin tonë verior ti mbyllim njëherë e mirë çështjet. Por natyrisht që interesi ose detyra e kryeministrit të qeverisë por edhe e jona si deputet është që të mbrojmë kushtetutshmërinë, integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe ato janë qëndrime që nuk negociohen”, tha për RTK Agon Batusha deputet nga LVV.

Ndërkaq, subjektet politike opozitare nuk presin rezultate konkrete nga takimi i 14 shtatorit. Sipas tyre, në këtë takim do të diskutohet çështja e veriut të Kosovës, për të cilën gjë thonë se nuk do të duhej.

“Sa i përket dialogut Kosova duhet ta ketë pozicionin e qartë. Mendoj se zotëri Kurti dhe qeveria aktuale ka devijuar nga pozicioni i Kosovës. Kosova ka pas një pozicion që të ndalet njohja reciproke në mes të dy shteteve por thash që ka devijuar mendoj që zotëri  Kurti nuk ka agjendë për dialogun dhe nuk pres asnjë rezultat nga ai”, tha Hajdar Beqa deputet nga PDK.

“Sigurisht edhe ky takim do të jetë një nga takimet e dështuara sepse në këtë takim sipas mendimit tim do të diskutohen vetëm pasojat që janë shkaktuar deri më tani në Veri dhe si të riparohen ato. Nga dialogu unë nuk pres që do të ketë diçka”, tha Agim Veli deputet nga LDK.

“Nuk pres asnjë dakordim dhe nuk pres asnjë ecje tutje për shkak se dinamikat të cilat  i ka sot Kosova janë tepër problematike. Kosova është nën sanksione, Kosova është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe nuk pres ndonjë çështje e cila e ndihmon forcimin e Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe po ashtu të jashtëm”, tha Besnik Tahiri shef i GP të AAK-së.

Ndonëse takimin e 14 shkurtit e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, ende nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen në këtë takim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti sot me diell e vranësira

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën