Në ditën e parë të stërvitjeve të kombëtares së Kosovës në futboll, futbollistët tanë kanë pasur një mysafire të veçantë. Bëhet fjalë për tre vjeçaren Nina Matoshi, e cila i ka befasuar dhe mbështetur futbollistët e kombëtares.
“Mos lakmoni asgjë që nuk e ka emrin Kosovë”, shkruante në parullën që mbante në duar Nina e vogël.
Fatkeqësisht, Nina e vogël, megjithëse tifoze e Kosovës, nuk do të arrijë ta shikoj ndeshjen me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në pamundësi të sigurimit të një bilete për këtë ndeshje.