TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama ndryshon përbërjen e kabinetit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Versioni i Shqipërisë për Asociacionin 

Diplomacia, Financat, Arsimi, Bujqësia e Shëndetësia janë dikasteret kyçe që do të kenë drejtues të rinj.

Gjithsej janë shtatë poste ministrore që preken nga ndryshimet në qeveri, të cilat u bënë publike nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

“Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Ministër për Arsimin, Rininë dhe Sportin, Ogerta Manastirliu. Ministre e Bujqësisë, Anila Denaj. Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj. Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, duke mbajt parasysh se puna e bërë për standardet dhe shërbimet është futur në një shtrat dhe nga ana tjetër ne na ka dalë qartësisht në pah, qoftë me zgjedhjet e fundit vendore dhe me sfidat e mëdha të pushtetit vendor në këtë fazë të re të zhvillimit, qoftë me sa fola më parë, nevoja për një koordinim në kohë reale mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, nuk do kemi më një Ministër Shteti për standardet dhe Shërbimet, do kemi Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe këtë funksion të ri në qeveri do ta mbulojë Arbi Mazniku”.

Nga propozimet e paraqitura nga kryeministri, katër janë prurje të reja. Teksa shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet dhe rikthehet ajo e Pushtetit Vendor, në të cilin kryeministri propozon nënkryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës.

Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali dhe Milva Ekonomi janë 5 gratë që nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar.

Kryeministri Rama tha se këto ndryshime kanë për qëllim të sjellin më shumë energji dhe shpejtim të reformave, për realizimin e projektit Shqipëria 2030.

Veç ndryshimeve në qeveri, lideri i mazhorancës propozoi edhe emrat e rinj të sekretarëve të Partisë Socialiste.

“Sekretari i Organizimit, Ardjan Çela. Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduard Ndreca. Sekretare e Gruas, Evis Kushi. Sekretar Dixhital dhe i Rinisë, Etien Xhafa. Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko. Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Ardian Salianji. Sekretare e Programit, Milva Konomi”.

Ndryshimet në strukturën organizative të PS-së pritet të votohen në Kongresin e jashtëzakonshëm të socialistëve, ndërsa emrat e rinj të ministrave do t’i dërgohen nga kryeministri Edi Rama, presidentit Bajram Begaj të martën për t’u dekretuar./Tv Klan/

Tags: Edi RamandryshimetQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

SHBA-ja dhe Jordania kryejnë sulme ndaj ISIS-it në Siri

SHBA-ja dhe Jordania kryejnë sulme ndaj ISIS-it në Siri

Foshnja e katërt palestineze ngrin për vdekje në Gaza që nga nëntori

Foshnja e katërt palestineze ngrin për vdekje në Gaza që nga nëntori

Raporti i institutit amerikan: ShBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

AARC: Kosova të përgjigjet seriozisht ndaj ShBA-së dhe të rifillojë dialogun strategjik

MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

E hëna me diell e vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

E hëna me diell e vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën