Gazetari dhe analisti i rregullt i emisionit “VAR” në Tëvë1, Lorik Jashanica thotë se largimi i Korenicës do të jetë vështirë të mbulohet dhe se thotë që ka qenë lojtari kyq në suksesin e Ballkanit.
“Një prej mungesave që ka luajtur rol te Ballkani, është largimi i Meriton Korenicës, i cili shpeshherë nuk ka marrë meritat, por që çdoherë ka luajtur mirë, ka bërë gola dhe mendoj që është lojtari kyq i suksesit te Ballkanit”, tha Jashanica.