TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lipjani rrezikon t’i humbasë shumë projekte nëse falen 100 euro të tatimit në pronë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ahmeti e konfirmon se 35-vjeçarja e vrarë është nga komuna e Lipjanit

Komuna e Lipjanit mund t’i humbasë shumë projekte nëse vendosen të falën 100 euro nga Tatimi në Pronë. Ndonëse nuk shprehet kundër faljes së këtyre mjeteve, kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti thotë se telashet do të jenë të mëdha.

Kreu i kësaj komune, thotë se ekzekutivi ka dashur ta hedh “topin” komunave me këtë vendim. Ai tregon se mjetet tashmë janë dedikuar për projekte kapitale.

Ahmeti deklaroi se Qeveria nuk është dashur që ta rrisë normën në pronë, nëse ka pasur për qëllim mirëqenien e qytetarëve.

“Në fakt, askush nuk jemi për mos me i fal, do të ishte dhe do të ndiheshim mirë t’i falim, por proceduralisht është e pamundur me i zbatu, ligji ka defektet e veta, unë mendoj që më mirë është dasht Qeveria të mos e rris normën e tatimit në pronë sesa njëherë ta rris normën e pastaj ta gjuan topin të komunat hajde urdhëroni falnja”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se të hyrat që vijnë nga tatimi në pronë, janë dedikuar për investime kapitale. Disa projekte, Ahmeti thotë se janë në zhvillim e sipër e disa për vitin e ardhshëm.

“Këto të hyra që vijnë prej tatimit në pronë ne i kemi koduar dhe i kemi fut në projekte të caktuara, një pjesë ë këtyre mjeteve që na i grumbullojmë prej tatimit në pronë janë të dedikuara për zhvillimin e projekteve dhe tash në momentin që t’i i falë, automatikisht do të dështojnë krejt këto projekte të cilat janë parapa këto të hyra buxhetore, mendojmë është tërësisht e padrejtë, mendoj që Qeveria është dashtë me gjet një zgjidhje tjetër e jo me e qitë topin tek komunat sepse është definitivisht problematike në momentin kur t’i i tërheq mjetet nga pozicionet buxhetore të cilat i ke koduar dhe i ke projektuar projektet që janë në zhvillim e sipër ose ato qe pritet me ndodh vitin e ardhshëm”, u shpreh tutje Ahmeti, teksa thotë se për faljen e 100 eurove do ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese si Asociacion i Komunave të Kosovës dhe presim vendimmarrjen në Gjykatë Kushtetuese, në rast se natyrisht ligji i jepet plotshmëria nga kushtetuesja, do ta rishikojmë këtë mundësi edhe pse jam shumë i bindur që do të na shkaktoj telashe të jashtëzakonshme”, thotë Ahmeti.

Kreu i Lipjanit ka hedhur edhe akuza në drejtim të Qeverisë, për të cilën thotë se e ka rritur normën e Tatimit në Pronë pa asnjë konsultim me komunat.

Thotë se ekzekutivi nuk e ka hallin tek qytetari.

“Nëse kaq shumë paska interesin e qytetarëve për me i fal 100 euro, atëherë le t’i fal qeveria pse e qet te komunat, le t’i subvencionon këto mjete buxhetore dhe le t’i fal por e para punës ka mujt mos me i rrit fare, pa asnjë lloj konsultimi me asnjë komunë është rrit norma e tatimit në pronë, besoj e dimë të gjithë dhe pasi e ka pa defektin e rritjes ka ardhë në një momentum që dëshiron t’ia gjuajë komunave topin që le t’i falin komunat. Në fakt komunat mund të mos i obligojnë nga vitet e ardhshme po jo t’i falin sepse ligji nuk e lejon këtë situatë, prandaj ne kemi kontestimet tona dhe presim nga gjykata kushtetuese me marrë vendim”, u shpreh ai./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Ambasada britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Theksohet e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhje

Ambasada britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Theksohet e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhje

Rooney sërish vlerëson Xhakën

Rooney sërish vlerëson Xhakën

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

“Diella” vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Diella” vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën