TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet përmes peticionit nuk shihen si zgjidhje për veriun

Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Pushtetit Lokal që parasheh shkuarjen në zgjedhje të reja në katër komunat veriore parasheh që kjo të bëhet vetëm përmes iniciativës qytetare. Njohësit e këtij procesi thonë se kjo është shkelje ligjore, derisa kreu i Mitrovicës së Veriut, nuk preferon që të jap dorëheqje, siç po kërkohet nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Situatë e qetë në Zubin Potok, Njësia Speciale po qëndron para objektit të komunës

Foto ilustruese

30 ditë punuan në këtë Udhëzim Administrativ me synim të krijimit të rrethanave për shkuarje në zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Ky dokument me pak faqe, flet për mënyrën se si duhet të shkohet në zgjedhje të reja përmes iniciativave të qytetarëve.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka paraparë që kjo të ndodhë me anë të organizimit të peticionit me pjesëmarrje të 20 për qind të qytetarëve që jetojnë në komunën e caktuar.

Në të thuhet se pas vendosjes së një personi përgjegjës për monitorim të gjithë procesit, 30 ditë ka kohë KQZ-ja për organizimin e peticionit.

Në rast se peticioni dështon për pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve, atëherë iniciativës qytetare i jepen edhe 10 ditë kohë për ta plotësuar kërkesën.

I gjithë ky udhëzim administrativ, për Eugen Cakollin nga KDI, është shkelje ligjore.

Madje, Cakolli thotë se bashkësia ndërkombëtare do të dalë kundër udhëzimit edhe për arsyen se me të nuk mund të ketë zgjedhje të reja në veri brenda këtij viti.

Por, me të po pajtohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Ai po heziton të jap dorëheqje dhe largimi nga pozita që e mban duhet të bëhet siç thotë ai: vetëm sipas peticionit.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk kanë dashur që të flasin më shumë për këtë temë.

Derisa, dilema se si të shkohet në zgjedhje të reja në katër komunat veriore, ka përplasur edhe publikisht akterët ndërkombëtarë me ata vendor.

Të parët po kërkojnë dorëheqje të kryetarëve, derisa nga qeveria po deklarohen se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Deri në zgjidhjen e kësaj dileme, Lulëzim Hetimi po vazhdon të qëndrojë brenda objektit komunal në Leposaviq, ndërsa Izmir Zeqiri dhe Lulzim Peci, punën po e kryejnë në objekte alternative.

Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama

Tags: Udhezimini AdministrativZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Këta janë emrat e deputetëve të Vetëvendosjes që do të ulen në Kuvend

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Aksion i Prokurorisë ndaj BKS-së: Çfarë u sekuestrua në operacionin e djeshëm

Pritje deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Pritje deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Këta janë emrat e deputetëve të Vetëvendosjes që do të ulen në Kuvend

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Aksion i Prokurorisë ndaj BKS-së: Çfarë u sekuestrua në operacionin e djeshëm

Pritje deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Pritje deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Parashikimi i motit në fundjavë: reshje shiu dhe bore

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën