TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Historike, Ballkani për vitin e dytë rresht në Ligën e Konferencës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Historike, Ballkani për vitin e dytë rresht në Ligën e Konferencës

Skuadra e Ballkanit edhe këtë vit ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare. Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani edhe këtë edicion do të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit nga BATE Borisovi, Ballkani siguroi grupet falë fitores së thellë në Prishtinë javën e shkuar. Të enjten mbrëma, në “Varosi Stadion” me Mezokovesd të Hungarisë, Ballkani pësoi humbje me rezultatin minimal 1:0. Megjithatë, ekipi kosovar avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:2 pas fitores në duelin e parë me shifrat 4:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në Hungari dhe pa praninë e shikuesve, pasi UEFA nuk lejon ekipet e Bjellorusisë dhe përfaqësueset që duelet ndërkombëtare t’i luajnë në vendin e tyre për shkak të përfshirjes të këtij shteti në luftën e Rusisë me Ukrainën.

Për Ballkanin, ky është edicioni i dytë rresht që do të luajë në fazën e grupeve të garës së tretë të nivelit të UEFA-s. Edicionin e shkuar, Ballkani shkroi historinë duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që u paraqit në fazën e grupeve të njërës prej tri garave kryesore të UEFA-s. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, Ballkani regjistroi një fitore, një barazim dhe katër humbje.

Kundërshtarët dhe grupin për këtë edicion, Ballkani do ta mësojë të premten, kur do të tërhiqet shorti për Ligën e Konferencës, por edhe Ligën e Evropës. Në ndeshjen e kthimit ndaj BATE-s, Ballkani kryesisht ishte i fokusuar në mbrojtjen e rezultatit dhe konfirmimin e kualifikimit në fazën e grupeve.

BATE dominoi ndeshjen, pasi pati posedimin e topit si dhe krijoi më shumë raste shënimi, por nuk arriti të realizojë më shumë se një gol. Goli i vetëm në ndeshje, u shënua në minutën e 30-të. Ishte mesfushori Artem Kontsevoy.

Rastin më të mirë për Ballkanin në këtë përballje, e pati rezervisti Albin Berisha. Ai në minutën e 69-të pas një kundërsulmi të shpejtë, dështoi i vetëm përball portierit kundërshtar. Berisha nuk u tregua aspak i saktë, pasi gjuajti dobët dhe topi shkoi shumë larg pingules së djathtë të portierit Andrei Kudravets.

Për Ballkanin, kjo ishte humbja e parë këtë edicion në raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, Ballkani regjistroi pesë fitore rresht.

Skuadra nga Suhareka garat evropiane këtë edicion i ka nisur në Ligën e Kampionëve. U eliminua në raundin e parë kualifikues nga Ludogoretsi i Bullgarisë për t’u bartur në Ligën e Konferencës. Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Ballkani eliminoi Larnen e Irlandës së Veriut. E në raundin e tretë kualifikues ishte më i mirë se kampioni i Gjibraltarit, Lincoln Red Imps që e eliminoi. Ndërkohë, me të arritur në plejof, Ballkani tejkaloi edhe pengesën e fundit, BATE Borisov që e eliminoi për ta prekur sërish fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Në fakt, Ballkani nuk është ekipi i vetëm nga Kosova këtë edicion që do të paraqitet në grupet e njërës prej garave të UEFA-s, por edhe skuadra e vetme shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Basketboll, trajnerët e huaj “pushtojnë” Superligën

Basketboll, trajnerët e huaj “pushtojnë” Superligën

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën