TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Publikohet drafti i udhëzimit administrativ për zgjedhjet në veri, me kërkesë të 20 % të votuesve organizohet votimi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vjedhja e votave – Prokuroria Speciale mbyllë hetimet kundër të dyshuarve për vjedhje të votave

Ka përfunduar hartimi i udhëzimit administrativ, i cili u mundëson qytetarëve që përmes peticionit t’ia kërkojnë largimin nga detyra, kryetarëve të komunave.

Draftin e këtij dokumenti, i cili do të shkojë në konsultim publik, e ka siguruar teve1.info.

Në dokument thuhet se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës.

Sipas këtij udhëzimi adminsitrativ, iniciativa qytetare më së largu 30 ditë nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve.

“Nënshkrimet mblidhen në format fizik. Për nevoja dhe lehtësim të administrimit, iniciativa qytetare mund të krijojë një regjistër elektronik të qytetarëve nënshkrues”, thuhet në nenin 5, paragrafi 2 i udhëzimit.

Paragrafi 6 i nenit 5 saktëson se “Pas pranimit të kërkesës me nënshkrime, kryesuesi i kuvendit komunal brenda pesë ditëve nga pranimi e dërgon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Tutje, udhëzimi qartëson se nëse për shkak se konstatohet se nuk është arritur numri minimal prej 20% të votuesve të regjistruar, atëherë iniciativës qytetare i jepet mundësia e plotësimit të kërkesës me nënshkrime shtesë në afatin prej dhjetë ditësh.

“Në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet përqind (20%) e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, ceket në dokumentin të cilin e ka siguruar teve1.info.

Qeveria e Kosovës në marrëveshjen e Bratislavës ka shprehur përkushtimin për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të vendit, por ka insistuar se duhet të shikohet baza ligjore.

Për Qeverinë, shkuarja në zgjedhje përmes kërkesës së qytetarëve me anë të peticionit, është mënyra ligjore dhe më e mira.

BE dhe SHBA në anën tjetër kanë ripërsëritur thirrjet për zgjedhje të reja, si kusht i heqjes së disa masave të vendosura ndaj Kosovës, të cilën e bëjnë përgjegjëse për situatën e krijuar në veri të vendit në maj dhe qershor.

Instituti Demokratik i Kosovës, të mërkurën ka thënë se udhëzimit administrativ tejkalon ligjet dhe si i tillë është i pamjaftueshëm për të mundësuar largimin e kryetarëve nga posti.

Sa i përket zgjedhjeve në katër komunat veriore, KDI por edhe njohës të tjerë të fushës kanë thënë se mënyra më e mirë për shkuarjen në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryetarëve.

Udhëzimin Administrativ mund ta shkarkoni këtu: UDHEZIM-ADMINISTRATIV-PER-INICIATIVEN-E-QYTETAREVE-PER-LARGIMIN-E-KRYETARIT-TE-KOMUNES-NGA-FUNKSIONI-25-08-23 (2)

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën