Nga policia e Kosovës kanë bërë të ditur se është vënë në kontroll një person që ishte ngujuar në banesën e tij në Prizren nga ku edhe hidhte gjësende nga ballkoni.
I njëjti dyshohet të jetë me probleme mendore, dhe se është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“I njëjti është ngujuar në banesën e tij dhe ka filluar që t’i kapë gjësendet dhe t’i hedhë nga ballkoni, me ç’rast dyshohet se i ka dëmtuar disa automjete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për teve1.info.
Gashi tha se nga ky rast nuk ka të lënduar nga gjësendet e hedhura.
“Veprimet policore kanë qenë: është arritur të hapet dera e banesës dhe i njëjti është vënën nën kontroll, dhe është duke u shoqëruar për dhënien e ndihmës së shëndetit mental në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Nuk ka persona të lënduar. As personi në fjalë nuk ka lëndime”.








