“Old Trafford” sot mirëpret ndeshjen mes Manchester United dhe Nottingham Forest, në kuadër të Premier Ligës me fillim nga ora 16:00.
Djajtë para tifozëve të vet duan vetëm maksimumin, ndërsa Forest ka udhëtuar për mos t’u kthyer duar thatë.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet startuese:
Manchester United: Onana; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Eriksen, Bruno; Anthony, Rashford, Martial.
Nottingham Forest: Turner; Boy, Worrall, McKenna; Aina, Danilo, Yates, Aurier; Johnson, Gibbs-White, Awoniyi.