West Ham Unitedit i është refuzuar edhe oferta e dytë nga skuadra e Ajaxit për mesfushorin Mohammed Kudus, raporton “Sky Sports” të mërkurën. Bëhet e ditur se West Hami ka ofruar 42 milionë euro për Kudusin, por Ajaxi po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.
Te West Hami po insistojnë në transferimin e 23-vjeçarit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri David Moyes. Kudus po shihet si përforcim i duhur për mesfushën te West Hami, ndërsa ganezi është i gatshëm të transferohet në Premier League. Këtë edicion, Kudus ka 1 gol e 1 asistim në dy paraqitje për Ajaxin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.







