TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bayern identifikon pasuesin e Sommer, akord pesëvjeçar me një izraelit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bayern identifikon pasuesin e Sommer, akord pesëvjeçar me një izraelit

Roli i portierit mbetet një pikë delikate për Bayern Munich edhe këtë fillim të sezonit. Manuel Neuer është ende në fazën e rikuperimit ndërsa nga skuadra u largua Yann Sommer që preferoi një aventurë te Inter në Serie A.

Aktualisht, numri një i bavarezëve është Sven Ulreich, megjithatë trajneri Thomas Tuchel ka nevojë për alternativa në pritje të rikthimit të Neuer. Ndaj, drejtuesit kanë gjetur akordin me një portier që mbërrin nga Izraeli. Fjala është për Daniel Peretz që së fundmi ishte pjesë e Maccabi Tel Aviv, teksa Bayern do të paguajë pesë milionë euro plus bonuse për shërbimet e 23-vjeçarit.

Peretz pritet të luajë edhe një ndeshje të fundit me Maccabin para se të fluturojë në fundjavë për në Munich aty ku do të kryejë vizitat mjekësore për t’u zyrtarizuar më pas si një lojtar i Bayernit. Palët kanë një marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me Peretz që do të firmosë deri në vitin 2028.

Kështu, 23-vjeçari dhe Ulreich do të luftojnë për statusin e titullarit, të paktën deri kur të rikthehet Manuel Neuer i cili pritet të vendoset sërish mes shtyllave, edhe për t’i “dhënë një dorë” para Europianit të verës së ardhshme, me eventin që zhvillohet pikërisht në Gjermani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën