TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

Autor: Milazim Krasniqi

Ivica Daçiqi jep shpesh dëshmi se është nxënës përsëritës i shkollës kriminale të Millosheviqit. E fundit është një deklaratë në fushatën parazgjedhore, ku tha se do të propozojë që data 22 tetor (e vitit 1912) të kremtohet si “Dita e Fitores në Kosovë.” Daçiqi ka deklaruar kështu: “Na duhet ajo ditë që ta dinë të gjithë se do të vijë fitorja e re serbe.” Pra, programi i tij dhe i partisë së tij SPS, është hakmarrja e re në Kosovë, në pajtim me sloganin gjenocidal, “osvetiti Kosovo.”

Ndërsa, e vërteta historike për 22 tetorin 1912 është si vijon: Serbia nën pretekstin e luftës kundër Shtetin Osman, ka kryer gjenocid kundër kombit shqiptar në Kosovë. Për këtë ka dëshmi të shumta të kohës, Fjala vjen, konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989).

Ndërsa gazetari amerikan i gazetës “New York Times”, Pikthtall, si dëshmitar okular, ka lënë këtë dëshmi: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishterë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësije.” Nga ana tjetër, historiani/demografi amerikan, Xhastin McCarthy, ka nxjrrë shifrat e viktimave shqiptare në luftën ballkanike, sipas të cilave 27% e shqiptarëve janë vrarë ndërsa 35% janë dëbuar nga vendi, pra 62% janë vrarë/çrrënjosur nga vatrat e veta.

Zhduka e çrrënjosja e 62% të një popullsie është gjenocid. Atë ditë të gjenocidit në Luftën e Parë Ballkanike kërkon ta festojë Daçiqi. Baba i tj ideologjik, Millosheviqi, më 27 qersor 1989 në Gazimestan pat paralajmëruar lufërat gjenocidale të Serbisë me këto fjalë:” “Gjashtë shekuj më vonë (nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, vërejtje e autorit), ende jemi në beteja dhe para betejave. Ato nuk janë të armatosura, edhe pse as ato ende nuk janë të përjashtuara.”

Tash Daçiqi po paralajmëron luftëra e hakmarrje të reja,në frymën e Millosheviqit. Për këtë arsye mendoj se institucionet tona të drejtësisë duhet të ngrisin padi kundër Daçiqit për këtë deklaratë, e cila minimalisht është thirrje për dhunë dhe thirrje për hakmarrje.

Në këtë kontekst, do të duhej të ndihej gjallë edhe Edi Rama, si aleat i Daçiqit në kuadër të projektit serbomadh, “Ballkani i Hapur.” Pse? Sepse nëse e zyrtarizon Daçiqi si kryeministër (në cilësinë e kandidatit për kryeminstër e ka paraqitur atë pikë të programit të vet qeverisës) atë datë si festë kombëtare e shtetërore të Serbisë, duhet ta dimë a do ta festojnë të gjitha shtetet anëtare të “Ballkanit të Hapur.”

Ky tekst është botuar fillimisht në faqen e Milazim Krasniqit në Facebook

Tags: Milazim KrasniqiOpinion
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën