Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari i pyetur se si e sheh vendimin e Ministrisë së Arsimit për edhe një pushim vjeshtor për nxënësit e Republikës së Kosovës, ai tha se mbetet të shihet se sa do të jetë efektiv.
Pasi sipas tij, është pikërisht ministrja Arbërie Nagavci ajo e cila vitin e kaluar ua mohoi fëmijëve pushimin pranveror për shkak të kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës, kurse tash sipas Jasharit e njëjta po i shpërblen ata edhe me një pushim shtesë vjeshtor.
“Unë kam thënë se është të them për herë të parë ka ndodhur një pushim i tillë, mbetet të shohim sa do të jetë efektiv. Dhe nuk pres ndonjë gjë të mirë ngase pikërisht kjo ministrja Nagavci që tani po i shpërblen edhe me një pushim shtesë vjeshtor nxënësit, opinionit i kujtohet, prindërit e dinë ajo vitin e kaluar ua mohoj edhe pushimin pranveror me kërkesat e saj gjoja për të zëvendësuar sa më shumë mësimi për shkak të grevës”, tha ai.
“Pra njeriu që vjet ua humbi pushimin pranveror tash po i shpërblen me një pushim tjetër, të shohim sa do të jetë efektiv do të shohim a do të krijojë pengesa shtesë apo do të jetë një pushim që do ti ndihmojë fëmijët të relaksohen për të filluar pjesën tjetër të vitit shkollor”, tha Jashari.
Ndryshe ditë më parë ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe risi është se do të ketë edhe pushimi vjeshtor./teve1.info./
Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla